Konfirmon Labinot Tahiri: Nuk e votoj Haradinajn për kryeministër

Aktuale

Konfirmon Labinot Tahiri: Nuk e votoj Haradinajn për kryeministër

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 13:39
Labinot Tahiri

Ndonëse është përfolur se votën e tij do t’ia japë Qeverisë Haradinaj, nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri, thotë se do t’i përmbahet asaj çfarë do të vendosë AKR.

Ai tha të premten se do t’i qëndrojë besnik partisë së tij dhe se lider e ka Behgjet Pacollin.

Tha se do ta respektojë çfarëdo vendimi që vendos partia. “Nuk është e vërtetë, çka do që vendoset në parti unë do ta respektoj atë.

Unë Behgjet Pacollin e kam lider të partisë, Kryesia vendos dhe unë nuk jam vetëm anëtar i partisë por edhe nënkryetar i AKR-së”, u shpreh Labinot Tahiri.

Ai sqaroi se i kanë shqyrtuar të gjitha mundësitë por prapë siç u shpreh Tahiri, vendos shumica.

Kujtojmë se koalicioni i përbërë nga LDK, AKR dhe Alternativa, thonë se janë të vendosur që të mos bëhen pjesë e PAN-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat