Vetëvendosje përmbyllin vizitën në ShBA

Aktuale

Vetëvendosje përmbyllin vizitën në ShBA

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 17:38
Vetëvendosje përmbyllin vizitën në ShBA

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, dhe koordinatorja e Marrëdhënieve me Jashtë, Gurjeta Zeka, e kanë përmbyllur vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata janë pritur në takim në Departamentin e Shtetit nga Drejtori i Marrëdhënieve me Evropën Qendrore dhe Jugore, Matthew Palmer, si dhe në Kongresin Amerikan nga kongresmeni Eliot Engel.

Më tej Ymeri dhe Zeka kanë marrë pjesë edhe në një takim të organizuar nga shoqata e profesionistëve të rinj shqiptaro-amerikan në Washington DC, ku ndër të tjerë në këtë takim ishte prezent edhe ish Ambasadori William Walker.

Në këto takime kryetari i Vetëvendosjes ka shpjeguar situatën post-zgjedhore të krijuar në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit parlamentare si dhe prioritetet e programit qeverisës së Lëvizjes Vetëvendosje të cilat Lëvizja synon t’i sjell në jetë përmes formimit dhe drejtimit të qeverisë së re të Kosovës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat