Gjermania dhe Austria kërkojnë më shumë ndihmë për vendet e Ballkanit perëndimor

Aktuale

Gjermania dhe Austria kërkojnë më shumë ndihmë për vendet e Ballkanit perëndimor

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 14 korrik 2017 Në ora: 20:39
Frank-walter Steinmeier dhe Alexander Van der Bellen

“BE do jetë aktive për t’ua zgjatur dorën gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor,” tha presidenti gjerman Frank-walter Steinmeier gjatë takimit me kolegun e tij austriak Alexander Van der Bellen në Vjenë. Situata mes shteteve pasardhëse të Jugosllavisë është pandryshueshmërisht dhe e vështirë, tha më tej Steinmeier, shkruan “Bota sot”, duke u mbështetur te mediat gjermane. “Atje vërtet rrezikohet stabiliteti nëse humbet perspektiva europiane.”

Edhe presidenti austriak Van der Bellen foli për më shumë “vëmendje” të BE ndaj Shqipërisë, Bosnjës, Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kosovës.

Në rajonin që kanë sunduar konflikte ndëretnike, së fundi ka shfaqur interes për shtimin e influencës edhe Rusia. “Kush largohet nga BE për një kundërpërgjigje të nevojshme, sipas mendimit tim ai është shkurtpamës,” vijoi më tej Steinmeier.

Takimi mes dy liderëve u zhvillua pas Samitit të Triestes./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat