Milaim Zeka: Nëse dështon Ramushi, i takon Albinit ta formoj qeverinë

Aktuale

Milaim Zeka: Nëse dështon Ramushi, i takon Albinit ta formoj qeverinë

Nga: Bota sot Më: 14 korrik 2017 Në ora: 22:21
Milaim Zeka, Albin Kurti

Deputeti i zgjedhur i koalicionit PAN, Milaim Zeka i cili është anëtar i Nisma për Kosovën, ka thënë se nëse Ramush Haradinaj dështon në formimin e qeverisë, atëherë formimi i saj i takon Albin Kurtit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se pse të mos formohet qeveria nga VV-ja nëse këtë nuk arrin ta bëjë PAN, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Nese deshton Ramushi, i takon Albinit

Te gjithe po flasim me nese. Nese Ramushi e formon qeverine, nese nuk e formon.

Juridikisht, edhe une mundem me qene mandatar i dyte, nese shkoje tek presidenti me 61 nenshkrime. Mirepo moralisht, kjo e drejte i takon Albin Kurtit dhe VV, prandaj nuk di se çka ka te paçarte ne kete rast.

Nese PAN-ni nuk mundet, e VV po, pse te mos bahet qeveria? Pse te mos thyhet bllokada qeverisese qe tri vite?! Ma mire nje qeveri e keqe, se sa te mos kemi fare qeveri?!!!/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat