Labinot Tahiri konfirmon takimin me Haradinajn, tregon se çfarë biseduan

Aktuale

Labinot Tahiri konfirmon takimin me Haradinajn, tregon se çfarë biseduan

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 22:26
Ramush Haradinaj Labinot Tahiri

Deputeti nga radhët e AKR-së Labinot Tahiri e ka konfirmuar takimin që ka pasur të premten mbrëma me kandidatin për kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinaj në hotel Emerald.

I pyetur se si ndodhi takimi me Ramush Haradinaj dhe çfarë u bisedua gjatë ati takimi, Tahiri tha se ata janë takuar në një ceremoni të organizuar nga ambasada Franceze në Kosovë dhe kanë biseduar për formimin e Qeverisë.

“Unë  sot jam takuar me  të gjithë klasën politike pasi që kamë qenë i ftuar në ceremoninë e ambasadës franceze në Emerald dhe aty kam takuar edhe Ramush Haradinajn” tha Labi

Në pyetjen se gjatë takimit a kanë biseduar për formimin e qeverisë, ai tha se edhe gjatë këtij  takimi kanë diskutuar për formimin e qeverisë.

“Ne gjatë tërë  kohës  flasim për formimin e qeverisë,gjatë këtij takimi ata me kanë pyetur se a do ta votoj qeverinë, por unë jam person mirënjohës dhe Behgjet Pacolli është personi i vetëm që mi ka hap dyert në politik  prandaj unë do të veproj në përputhshmëri me Behxhet Pacollin  ” deklaroi ai

Ndërsa ne pyetjen se a do ta përkrah individualisht Ramush Haradinajn për kryeministër, ai tha se  pavarësisht që ka miqësi me Haradinajn ai do të veproj ashtu si merr vendim partia.

“Unë e përkrahi Ramush Haradinajn si person dhe si kryeministër pasi që ai e meriton dëshira imë është që Ramushi të jetë kryeministër,  por unë do të veproj në aspektin partiak , unë  mendoj se Behgjet Pacolli është i mençur dhe do të reflektoj pasi që nuk jam për bllokimin e shtetit. kryesia do të marrë vendim unë nuk do të i’a kthej shpinën Pacollit do të veproj ashtu si thonë ata” tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat