Më 5 shtator bëhet shugurimi i Katedrales “Nënë Tereza”

Aktuale

Më 5 shtator bëhet shugurimi i Katedrales “Nënë Tereza”

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 12:42
Don Lush Gjergji

Më 5 shtator të këtij viti do të bëhet shugurimi i Katedralës së Prishtinës "Nënë Tereza", dhe ky është akti përfundimtar që objekti vihet në shërbim të Zotit dhe popullit.

Kjo u tha sot gjatë shpalosjes së programit të shugurimit të Katedrales" Nënë Tereza".

Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës tha se sot ka nderin të japë një lajm të gëzueshëm pasi që Papa Françesku ka caktuar përfaqësuesin e tij që do ta përfaqësojë atë me rastin e shugurimit të objektit dhe ai është kardinali shqiptar, Ernest Troshani.

Me qëllim që të jetë në kujdesën e gjeneratave shugurimi i Katedrales “Nënë Tereza", është krijuar edhe një stemë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat