Seanca konstituive mbahet më 27 korrik

Aktuale

Seanca konstituive mbahet më 27 korrik

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 13:46
Kuvendi i Kosovës, foto arkvi

U raportua shumë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet javën e ardhshme, por mësohet datën e saktë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka disa ditë që po takohet me kandidatin për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN, Ramush Haradinajn, dhe u raportuar se seanca konstituive do të thirret javën që vjen.

Por, ajo do shtyhet edhe për një javë më shumë.

Do mbahet më 27 korrik. Sipas burimeve të Tribuna Channel kjo ngase shumë deputetë janë në pushime.

Derisa PAN thotë se i ka numrat, LAA dhe Vetëvendosje thonë se kjo nuk është e vërtetë.

Ndryshe ka kaluar më shumë se një muaj që kur janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, ndërsa Presidenti i Kosovës ka kohë deri më 8 gusht që të ja jap mandatarin fituesit, kjo nga më 8 korrik është bërë certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat