Morinë, fluks pushuesish nga Kosova

Aktuale

Morinë, fluks pushuesish nga Kosova

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 14:43
Morinë

Edhe këtë fundjavë, që në orët e para të mëngjesit, rreth 25 mijë qytetarë nga Kosova kaluan doganën e Morinës për të pushuar në Shqipëri.

Në kufi, pavarësisht fluksit të lartë nuk pati pritje të gjata. Policia kufitare ka rritur edhe numrin e punonjësve për të mos krijuar anomali, ndërsa rruga e Kombit monitorohet nga policitë e dy shteteve.  

Përkundër fluksit gjithnjë në rritje, kontrollimi gjatë kalimit të kufirit në Morinë bëhet në mënyrë efikase si nga policia kufitare, ashtu edhe nga doganierët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat