Përfundon mbledhja e kryesisë së PDK, ja çka thotë pas mbledhjes Enver Hoxhaj

Aktuale

Përfundon mbledhja e kryesisë së PDK, ja çka thotë pas mbledhjes Enver Hoxhaj

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 14:10
Enver Hoxha

(E plotësuar) - Nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj shprehet i bindur se i kanë votat për ta votuar Qeverinë e Kosovës. Por, ai ende nuk e dinë se kur do të ftohet mbajtja e seancës konstituive e Kuvendit, meqë ky është hapi i parë para se Ramush Haradinaj të marrë mandatin nga kryeministri për formimin e Qeverisë.

Hoxhaj, pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, ku njëra ndër temat ishte edhe krijimi i institucioneve, tha se nuk e di nëse do të mbahet këtë javë seanca konstituive apo jo.

Ndërsa, edhe pse i përfolur se kreu i PDK-së do të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit, Hoxhaj theksoi se për secilin vendim do ta njoftojnë opinionin me kohë, duke lënë të kuptohet se ende nuk kanë vendosur nëse Veseli do të jetë prapë kandidat për ta udhëhequr legjislaturën e VI-të.

Hoxhaj: I kemi numrat, por s’e dimë kur mbahet seanca konstituive

“Ne si PDK që në javën e parë pas zgjedhjeve kemi mandatuar Kadri Veselin si lider i koalicionit dhe Haradinajn si mandatar për formimin e Qeverisë që këta të jenë në kontakt të rregullt dhe të drejtpërdrejt me presidentin e vendit dhe tash iu takon këtyre të treve që të shohin se kur janë pjekur rrethanat me qëllim që të mbahet seanca e parë konstituive. Qëndrimi ynë është se si koalicion qeverisës, i kemi votat e nevojshme që ta mbajmë seancën e parë të Kuvendit dhe ta votojmë pastaj Qeverinë. Por a do të ndodh këtë javë apo mund të ndodh ditët e ardhshme është temë që në detaje mund ta dinë Veseli dhe Haradinaj, por mbi të gjitha është presidenti Thaçi meqë i takon atij me kushtetutë ta bëjë hapin e parë”,tha Hoxhaj.  

Mirëpo, Hoxhaj është i bindur se koalicioni PAN i ka numrat për formimin e Qeverisë, ndonëse ende nuk është caktuar seanca konstituive. Madje, thekson se nuk shkojnë në seancë pa i pasur numrat e mjaftueshëm për votimin e Qeverisë.

Hoxhaj: I kemi numrat për formimin e Qeverisë

“Si koalicion nga ajo se sa kam kuptuar nga Veseli e Haradinaj që janë të mandatuar që ne të lëvizmi në formimin e institucioneve ne kemi numrat e nevojshëm dhe natyrisht që nuk do të shkojmë në seancë të kuvendit të Kosovës pa pasur shumicën e nevojshme parlamentare dhe kjo është temë e mbyllur dhe formimi i institucioneve është proces i pandalshëm. Se kur do të ndodh nuk është çështje e një nënkryetari të një partie të përmend ditë apo orë”, theksoi ai.

Numri dy i PDK-së, ka shtuar se ende janë në afatin kushtetues e ligjor, dhe se para konstituimit të Kuvendit dhe themelimit të Qeverisë duhet të kenë një platformë qeverisëse, që do ta bëjnë në ditët në vazhdim.

***

Ka përfunduar mbledhja urgjente e Partisë Demokratike të Kosovës.

Pas përfundimit të kësaj mbledhje, nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka bërë me dije se kjo ishte vetëm një mbledhje e zakonshme.

“Ishte një mbledhje e zakonshme që e mbajmë çdo të marte vetëm se në këtë javë e kemi mbajtur në ditën e hënë” tha Enver Hoxhaj.

Hoxhaj ka përsëritur edhe një herë, se i kanë numrat e mjaftueshme për ta formuar Qeverinë.

“I kemi numrat për krijimin e qeverisë dhe tani po presim thirrjen e seancës konstituive e cila nuk e di se a do te mbahet këtë javë apo tjetrën. Por ajo çfarë dua të them  është se ne në seancë shkojmë me numra për krijimin e qeverisë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat