Qehaja: Qarqet proruse duan ta njollosin Kosovën

Aktuale

Qehaja: Qarqet proruse duan ta njollosin Kosovën

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 12:04
Diskutimi për ekstremizmin

Florian Qehaja tha sot se qarqet proruse duan ta njollosin Kosovën në lidhje me terrorizmin.

Gjatë diskutimeve rreth zbatimit të strategjisë në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin që shpie në terrorizëm, drejtori i Qendrës Kosovare të Studimeve të Sigurisë Florian Qehaja tha se qarqet proruse synojnë ta njollosin Kosovën në këtë fushë.

Qehaja foli për një lajm të agjencisë ruse të lajmeve “Sputnik”, e cila duke cituar të dhëna nga QKSS-ja shkroi se një grua nga Kosova është ndër më radikalet nga gratë e bashkuara me ISIS-in.

“Fushatë agresive e qarëeve pro ruse që dojnë ta njëllosin kosovën me këso lajme. Agjencia e lajmeve “Sputnik” keqpëedor raportet tona dhe vendos gjëra të pavërteta”, tha Qehaja.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë po diskuton sot në lidhje me bashkëpunimin e autoriteteve shtetërore dhe joshtetërore për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Komunën e Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat