LDK-ja dhe VV-ja ende pa përgjigje për ftesën e presidentit Thaçi

Aktuale

LDK-ja dhe VV-ja ende pa përgjigje për ftesën e presidentit Thaçi

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 16:51
Ilustrim

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot u ka dërguar partive politike ftesën për takim konsultativ për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk janë përgjigjur ndaj kësaj ftese.

Shkodra Hoti, zëdhënës i VV-së i pyetur nga mediat vendore ka thënë se sot nuk mund të jap përgjigje për këtë ftesë, por këtë do ta bëjnë në ditët në vazhdim.

Në anën tjetër, askush nga nënkryetarët e LDK-së nuk është përgjigjur nëse do të marrin pjesë në mbledhjen konsultative të thirrur nga presidenti Thaçi.

Madje as Lutfi Haziri nuk e ka hapur telefonin, edhe pse dje ka premtuar se sot LDK-ja do të dalë me përgjigje zyrtare.

Takimi konsultativ i presidentit Thaçi me partitë parlamentare do të mbahet më 24 korrik në orën 10:00, në Kuvendin e Republikës së Kosovës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat