Ukshini: Ndalesa në Durrës, jo veç për autobusët nga Kosova

Aktuale

Ukshini: Ndalesa në Durrës, jo veç për autobusët nga Kosova

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 18:40
Sylë Ukshini

Sylë Ukshini, i ngarkuar me punë ambasadori në Shqipëri, në Info Magazine, ka thënë se ndalesa për qarkullimin dhe dnaljen e autobusëve nëpër qendër të Durrësit nuk vlen vetëm për autobusët e Kosovës.

Ai ka deklaruar se ka një keqkuptim dhe keqinformim për këtë cështje, pasi ajo ndalesë vlen për të gjithë operatorët të cilët duan të ndalen në pjesë të ndryshme të qendrës së qytetit.

“Sot kemi zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Kështu kam marrë vesh se ndalesa për operatorët turistik nuk ka qenë e fokusuar tek kosovarët, por për të gjithë. Kjo ka ardhur për shkak se bashkia ka vendosur që t’u jap mundësi shtëtitje turistëve, nëpër qendrën e qytetit”.

“Është e vërtetë se ka pasur operatorë që kanë qarkulluar, por ata nuk janë ndalur. Ata kanë vazhduar në destinacionet e tyre, për dallim nga të tjerët që kanë tentuar që të bëjnë një apo më shumë ndalesa”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat