Organizohet konferenca “Roli i të rinjve në zhvillimin ekonomik lokal”

Aktuale

Organizohet konferenca “Roli i të rinjve në zhvillimin ekonomik lokal”

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 07:24
Ilustrim

Nën organizimin e zyrës së kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe në bashkëpunim e përkrahje nga Banka Botërore, sot organizohet konferenca me temën “Roli i të rinjve në zhvillimin ekonomik lokal”.

Pjesëmarrës në konferencë do të jenë kryetarët e komunave të rajonit lindje, kompanitë e mëdha të Anamoravës, donatorë si USAID, UNDP, përfaqësues të sektorit të rinisë, si dhe një delegacion nga Banka Botërore në Washingron DC, i udhëhequr nga dr. Gloria de Cava.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat