Krasniqi: Lista Serbe nuk futet në qeveri pa Zajednicën

Aktuale

Krasniqi: Lista Serbe nuk futet në qeveri pa Zajednicën

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 18:03
Frashër Krasniqi

Deputeti i sapozgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka thënë se Lista Serbe nuk futet në qeveri pa Zajednicën.

Po ashtu, ai ka thënë se kandidati për kryeministër nga PAN nuk po e kupton se ka ndodhur ndryshimi, pa marrë parasysh se a do ti ketë numrat apo jo për formimin e Qeverisë.

Postimi i plotë:

PAN nuk mund të bëjë qeveri pa Listën Serbe. Lista Serbe nuk futet në qeveri pa Zajednicën. Zajednicën nuk e realizuan dot as sa i kishin 80 deputetë se lëre më me 61.

VV-në me vetëm 16 deputetë, e përballuan vetëm 2 vite e gjysmë. Kurse tash me 32 deputetë nuk do ta përballojnë më shumë se 1 vit.

Ramushi nuk po e kupton që ndryshimi ka ndodhur, pavarësisht a i ka ai numrat apo jo.

Veç vonim, p'shtim s'ka 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat