Molliqaj: Nuk më shkarkuan nga posti i sekretarit organizativ të VV-së

Aktuale

Molliqaj: Nuk më shkarkuan nga posti i sekretarit organizativ të VV-së

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 00:32
Dardan Molliqaj

Ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, thotë se largimi nga posti i tij i mëparshëm nuk ka të bëjë me shkarkim.

Në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Molliqaj tha se, në Kosovë nuk janë mësuar që dikush t’i ndërrojë postet pa pasur dështim.

Molliqaj tha se koalicionet nuk kanë mundur të sjellin më shumë se dy deputet.

Më tutje ai tregoi edhe për sondazhet që kanë bërë dhe rezultatet që kanë nxjerr nga to. Rezultate këto, që sipas Molliqajt, Vetëvendosjen e renditën të parën.

Në emisionin “Debat Plus”, në temën: ‘Vetëvendosje’, lidhur me rritjen e këtij subjekti politik, gjendjen aktuale pasgjedhore dhe mundësinë negociatat VV-LAA, po flasin analistët Arben Ahmeti, Imer Mushkolaj dhe deputeti Vetëvendosjes Dardan Molliqaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat