Instituti apelon qytetarët që gjatë vikendit të mos dalin në diell

Aktuale

Instituti apelon qytetarët që gjatë vikendit të mos dalin në diell

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 14:41
Ilustrim

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës, njofton se në këtë vikend temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së Indeksi UV (rrezet ultraviolete) do të jetë i lartë, në vlerat e rrezikshmërisë, prandaj preferohet që nga ora 9-17 të mos jemi nën ndikimin e rrezeve direkt të diellit.

Më poshtë mund ta shihni njoftimin e plotë të IHMK-së:

Do të mbajë mot me diell dhe vapë, pasdite vende-vende me kushte për zhvillim të vranësirave dhe shkarkime rrufesh. Indeksi UV (rrezet ultraviolete) do të jetë i lartë, në vlerat e rrezikshmërisë, prandaj preferohet që nga ora 9-17 të mos jemi nën ndikimin e rrezeve direkt të diellit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindje shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat