Shpend Ahmeti komenton takimin e Haradinajt me Teuta Rugovën, ja si po blen kohë PAN-i

Aktuale

Shpend Ahmeti komenton takimin e Haradinajt me Teuta Rugovën, ja si po blen kohë PAN-i

Nga: B.S Më: 21 korrik 2017 Në ora: 15:35
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar zhvillimet e fundit, për atë se kush janë deputetët që do ta votojnë koalicionin PAN për formimin e Qeverisë, të cilës i takon mandati herën e parë. Sipas Ahmetit e gjithë kjo po bëhet një mjegullinë koti në mënyrë që PAN të blejë kohë.

Më poshtë shkrimi i plotë i Ahmetit:

Dalin thonë që Teuta Rugova do ta votojë PAN-in për qeveri!

Teuta Rugova thotë se nuk voton ndryshe nga LDK!

LDK thotë se nuk e voton!

Dalin thonë se Labinot Tahiri do ta votojë PANin!

Labi thotë se nuk voton ndryshe nga AKR

AKR thotë se nuk e voton!

Mjegullinë koti po krijojnë për të krijuar ndjenjën e krizës e seancën nuk e thirrin. Është e qartë që po blejnë kohë, por jo edhe gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat