Dardan Molliqaj u përgjigjet akuzave të nënkryetarit të PDK-së, Uran Ismailit

Aktuale

Dardan Molliqaj u përgjigjet akuzave të nënkryetarit të PDK-së, Uran Ismailit

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 18:42
Dardan Molliqaj

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj iu është përgjigjur akuzave të nënkryetarit të PDK-së, Uran Ismailit i cili  kishte thënë se po i kërcënon gjyqtarët që po i mbajnë nën arrest aktivistët e VV-së’.

Molliqaj thotë se e ka pasur fjalën për gjyqtarët që shefi i tij Kadri Veseli i mbanë në xhep.

Ndërsa Molliqaj dukje përmendur dëshirën e SHIK-ut për largimin e tij nga politika, thotë se populli tashmë ka vendosur për këtë gjë.

Ja reagimi i plotë:

‘Uran Ismaili, nënkryetari i PDK-së që është rritur në prehrin e Kadri Veselit, më paska akuzuar sot se po i kërcënoj gjyqtarët që po i mbajnë nën arrest aktivistët tanë të pafajshëm. Gjyqtarët që shefi i tij Kadri Veseli i mbanë në xhep përmes kërcënimeve e korrupsionit. Ashtu siç e mban në xhep Uranin përmes bizneseve të pista që ai ia drejton Veselit.

E sa i përket dëshirës së kahmotshme të SHIK-ut për të më larguar nga politika, besoj që populli ka vendosur tashmë se kush do të largohet’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat