Këshilltari i Presidentit e quan Dardan Molliqajn kriminel ordiner

Aktuale

Këshilltari i Presidentit e quan Dardan Molliqajn kriminel ordiner

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 19:27
Abelard Tahiri dhe Dardan Molliqaj

Abelard Tahiri, këshilltari politik dhe zëvendës-shefi i stafit të Presidentit të Kosovës, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se deputeti i Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, është kriminel.

Tahiri e akuzon Molliqajn, përmes llogarisë së tij në Facebook, për kryerjen  disa veprave penale.

“Krimineli ordiner, Dardan Molliqaj i Vetëvendosjes, përkundër gjithë atyre krimeve që akuzohet se i ka bërë, së paku nga viti 2014 e deri më sot, ende sillet i lirë”, shkruan Tahiri.

“Ja disa prej krimeve për të cilat botërisht akuzohet ai:

Dardan Molliqaj është përgjegjës për organizimin e sulmit me zollë ndaj Kuvendit të Kosovës, akt ky terrorist dhe dhunim i sovranitetit të shtetit.
Dardan Molliqaj është përgjegjës për vënien e bombës në RTK.
Dardan Molliqaj është përgjegjës për organizimin e atentatit ndaj familjes së Drejtorit të RTK-së.
Dardan Molliqaj është përgjegjës për korrupsionin dhe shitjen e lejeve të ndërtimit nga Komuna e Prishtinës”.

Tahiri e akuzon Molliqajn edhe për vënie haraçi dhe vepra të tjera ilegale.

“Këto janë disa nga të bëmat e Dardan Molliqajt, nga shumë që fliten e përfliten, që dihen e nuk dihen. Mirëpo, edhe ai do ta ketë një fillim të ri. Krimeve të tij do t’u vijë fundi. Të bëmat e tij, vetëm për këto tri vjet, në një vend me sistem funksional të drejtësisë, do t’ia mundësonin atij që një pjesë të mirë të jetës ta kalojë në burg”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat