Ish agjenti i SHIK-ut Thaçit: Vendi nuk mund të udhëhiqet nga bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete serbo-franceze

Aktuale

Ish agjenti i SHIK-ut Thaçit: Vendi nuk mund të udhëhiqet nga bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete serbo-franceze

Nga: B.S Më: 22 korrik 2017 Në ora: 13:27
Presidenti Hashim Thaçi

Ish agjenti i SHIK-ut, njëherësh ish luftëtari i UÇK-së, Naim Miftari ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Thaçi, se institucionet e Kosovës nuk mund të drejtohen nga njerëz që përdorin dhunë politike.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se vendi nuk mund të udhëhiqet as nga bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete serbo=franceze, të UDB-së dhe DGSE dhe ata që tradhtuan çlirimtarët, përcjell Bota sot.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

Hashim Thaçi: Institucionet nuk mund t'i drejtojnë ata që përdorin dhunë politike.!
-----------
Jam Dakord me ju president "presednik" Thaqi ma në fund... por instutucjonet e vendit nuk munden të udhëhiqen as nga njerzit që jan bashkpuntor të sherbimev sekrete serbo -franceze të UDB dhe DGSE e aq ma pak nga ata që tradhtuan vendin tradhtuan UÇK,as ata qe amenstun kriminelët e serbis e i ndjekin ose i vrisnin qlirimtart dhe atdhetarët,as ata që përqan luften,vodhen fondet e luftes,por as edhe ata që vran me tradhti Adem Jasharin,Zahir Pajazitin,ilir Konushevcin,Salih Çekajn,Ahmet Krasniqin,Muj Krasniqin,Enver Malokun,Smajl Hajdarin.Behadin Hallaqin,Xhemajl Mustafen,Sadri Ramçen,Agim Ramadanin ......
Nese ndokujt i takon me shit moral juve z.president Hashim Thaqi nuk ju takon të na shisni moral instucjonal e e as personal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat