Reagon djali i Shaban Manajt për vrasjen makabre të babait: Një minutë heshtje për drejtësinë e Kosovës

Aktuale

Reagon djali i Shaban Manajt për vrasjen makabre të babait: Një minutë heshtje për drejtësinë e Kosovës

Nga: B.S Më: 23 korrik 2017 Në ora: 14:48
Akademi perkujtimore për Shaban Manajn

Shkëmb Manaj, djali i veprimtarit të shquar të LDK-së  Shaban Manaj, përmes një postimi në facebook ka kujtuar vrasjen e babait të tij para 17 viteve.

“Vrasja, masakrimi dhe djegia e trupit të pajetë të kryefamiljarit tonë, Shaban Manajt është vrasja me makabre me motive politike që ka ndodhur në Kosovën e pas vitit 1999, përmes së cilës u përcjellë mesazhi i frikës, panikut dhe tmerrit në prag të zgjedhjeve të para lokale, për gjithë ata burra e gra anë e kënd Kosovës që ishin rreshtuar drejtë pas Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, për zhvillimin e vendit dhe të jetës demokratike”, ka shkruar Shkëmb Manaj, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Sot, plot 17 vite nga një vrasje me motive politike.

Vrasja, masakrimi dhe djegia e trupit të pajetë të kryefamiljarit tonë, Shaban Manajt është vrasja me makabre me motive politike që ka ndodhur në Kosovën e pas vitit 1999, përmes së cilës u përcjellë mesazhi i frikës, panikut dhe tmerrit në prag të zgjedhjeve të para lokale, për gjithë ata burra e gra anë e kënd Kosovës që ishin rreshtuar drejtë pas Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, për zhvillimin e vendit dhe të jetës demokratike.

Ne gjithmonë, gjithësecilin mund ta kqyrim në sy.

17 vite pa vënien e drejtësisë. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.

Në pritje të drejtësisë së mohuar.

Një minutë heshtje për drejtësinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat