“Nuk ka asnjë dyshim se prapa terroristit, tashmë të arrestuar nga policia zvicerane, qëndron kreu i bandës numerike të Dukagjinit, Ramush Haradinaj”

Aktuale

“Nuk ka asnjë dyshim se prapa terroristit, tashmë të arrestuar nga policia zvicerane, qëndron kreu i bandës numerike të Dukagjinit, Ramush Haradinaj”

Nga: Bota sot Më: 23 korrik 2017 Në ora: 16:58
Në foto, majtas: Avdyl Mushkolaj kryetar të Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së për rajonin e Dukagjinit, dhe njeriu më i afërt dhe më i besueshëm i Ramush Haradinajt, dhe djathtas: Personi i burgosur më 31 janar 2017 dhe i akuzuar për terrorizëm për dërgimin e granatës ruse në redaksinë e gazetës “Bota sot”, në vitin 2002.

“Nuk ka asnjë dyshim se prapa terroristit, tashmë, të arrestuar nga policia zvicerane, qëndron kreu i bandës numerike të Dukagjinit, Ramush Haradinaj. Një hetim serioz, do ta dëshmonte, madje lehtësisht, këtë të vërtetë sipërore”, është shprehur Zeqiraj.

Tentim sulmi me qëllime terroriste që kishte ndodhur me 27 shtator të vitit 2002, në redaksinë e gazetës “Bota sot”, në Zvicër pas 15 viteve ka filluar të zbulohet. Tashmë, Policia Federale në Zvicër ka arrestuar, 41 vjeçarin shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Zvicër. Personi në fjalë, nga Gjykata Federale akuzohet për terrorizëm.

Policia zvicerane e ka arrestuar të dyshuarin për terrorizëm në vendin e tij të punës më 31 janar të këtij viti. Pastaj,  Policia ia ka bastisur edhe shtëpinë dhe i ka konfiskuar një revole.  Nga 31 janari i këtij viti, i akuzuari për terrorizëm ndodhet në duart e autoriteteve zvicerane. Fillimisht ishte dërguar në një burg në kantonin e Bernit, ndërsa që nga fundi i majit, po mbahet  në burgun e sigurisë së lartë në aeroportin e Cyrihut. Deri të zbulimi dhe arrestimi i të akuzuarit për terrorizëm kishte ardhur, pasi në një përleshje të ndodhur në një diskotekë të Cyrihut më 10 dhjetor 2016, i përfshirë kishte qenë edhe personi i akuzuar për terrorizëm, ku pas analizave të ADN-së, kishte rezultuar se të dhënat e 41 vjeçarit shqiptar, tash i akuzuar për terrorizëm,, përputheshin me të dhënat e atij që dërgoi paketën me bombë shpërthyese në redaksinë e “Bota sot” në shtator 2002.

Gjykimi i të dyshuarit për terrorizëm do të mbahet më 16 gusht në Gjykatën federale të Zvicrës, gjykatë kjo e cila trajton rastet më të rënda të krimeve. Sipas mediave zvicerane të cilat kanë raportuar për të akuzuarin për terrorizëm, gjykimi i tij ka forcë shpërthyese politike.

I dyshuari për terrorizëm njeri afërt me Ramush Haradinajn, AAK hesht

Por, sipas burimeve të gazetës “Bota sot”, i akuzuari për terrorizëm është person i afërt me kandidatin për Kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinaj si dhe me një nga këshilltarët e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Bëhet fjalë për këshilltarin e jashtëm të Thaçit, Bedri Islamin, i cili në të kaluarën ishte udhëheqës kryesor i LPK-së në diasporë dhe udhëheqës i gazetës “Zëri i Kosovës”, ai gjithashtu ka qenë edhe pjesëtar i sigurimit të shtetit në regjimin famëkeq të Enver Hoxhës.

Gazeta “Bota sot”, posedon foto të Ramush Haradinajt dhe Bedri Islamit më të dyshuarin për terrorizëm. Gjatë ditëve të kaluara, “Bota sot” ka publikuar foto të Ramush Haradinajt dhe Bedri Islamit, ku ata shihen shumë miqësorë me të dyshuarin për terrorizëm.

Image
Nga e majta: Bedri Islami, këshilltar i jashtëm i Presidentit Hashim Thaçi, me personin e arrestuar, i akuzuar për terrorizëm që dërgoi granatën ruse në adresë të gazetës “Bota sot”, më 2002 në Zvicër. Personi i arrestuar  me Haradinajn; Bedri Islami me Ramush Haradinajn dhe Bedri Islami me Hashim Thaçin

Po ashtu, “Bota sot”, posedon foto, ku i dyshuari për terrorizëm, shihet në foto me Avdyl Mushkolajn, kryetar të Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së për rajonin e Dukagjinit, dhe njeriu më i afërt dhe më i besueshëm i Ramush Haradinajt. Por e çuditshme është se çfarë lidhje ka Avdyl Mushkolaj, që është nga Deçani, me të burgosurin, të dyshuar për terrorizëm për dërgimin e granatës rusë në redaksinë e gazetës “Bota sot”, në Zvicër, i cili është Struga e Maqedonisë?!

Tash e disa ditë, “Bota sot’, ka provuar të kontaktojë më liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn, dhe zyrtarë tjerë të AAK-së, lidhur me afërsinë që Haradinaj ka me të dyshuarin për terrorizëm, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur. Në pyetjet e dërguara përmes emalit zëdhënësit të AAK-së, Muharrem Nitaj, “”Bota sot” nuk ka marrë një përgjigjie. Po ashtu, edhe në thirrjet telefonike zyrtarë nga AAK-ja nuk janë përgjigjur lidhur me këtë çështje, duke zgjedhur heshtjen.

Ramush Haradinaj, kreu i bandave në Dukagjin, Hashim Thaçi e Kadri Veseli me kompani në Drenicë dhe Rrustem Mustafa në Llap

Idriz Zeqiraj, publicist i njohur, një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se lidhja dhe fotografimi i Ramush Haradinaj, me të dyshuarin për terrorizëm, nuk është rastësi, pasi sipas tij, tashmë dihet që kreu i bandave në Dukagjin është Ramush Haradinaj, ashtu siç janë Hashim Thaçi e Kadri Veseli me kompani në Drenicë dhe Rrustem Mustafa në Llap.

Image
“Dihen tri bandat bazë: e Dukagjinit, e Drenicës dhe e Llapit. Ato janë krijuar nga një shtab fillestar dhe pastaj, janë aktivizuar në regjionet e përmendura. Ndërkohë, ato kanë bashkëpunuar në kryerjen e krimeve, duke i këmbyer banditët vrasës, nga njëri regjion në tjetrin, për të lehtësuar humbjen e gjurmëve, fshehjen e krimit”, shprehet Zeqiraj.

“ Lidhja, fotografimi i Ramush Haradinaj, me terroristin, nuk është rastësi. Ashtu siç nuk janë të rastësishme as dhjetëra fotografime të tjera me kriminelë, tashmë, të dënuar dhe qindra të tjerë që, mjerisht, vazhdojnë të jenë të lirë dhe të gatshëm për të bërë krime të tjera, sepse krimi i pandëshkuar, mund të përsëritet. Nuk ka asnjë fshehtësi, kreu i bandave në Dukagjin është Ramush Haradinaj, ashtu siç janë Hashim Thaçi e Kadri Veseli me kompani në Drenicë dhe Rrustem Mustafa në Llap”, thekson Zeqiraj për gazetë “Bota sot”.

Sipas Zeqirajt, prapa të dyshuarit për terrorizëm, të arrestuar në Zvicër, qëndron kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, apo siç e quan ai kreu i bandës numerike të Dukagjinit.

“Nuk ka asnjë dyshim se prapa terroristit, tashmë, të arrestuar nga policia zvicerane, qëndron kreu i bandës numerike të Dukagjinit, Ramush Haradinaj. Një hetim serioz, do ta dëshmonte, madje lehtësisht, këtë të vërtetë sipërore. Dhe, faktet do të ishin të bollshëm, kur dihet se të gjitha krimet e SHIK-ut, të bandave të tij, kanë qenë - një e fshehtë publike -! Dhe, kjo për arsye se krimet janë numerike, pra, shumë qindra dhe me pjesëmarrje të banditëve, të koordinuar nga dy ose edhe të tri bandave bazë”, është shprehur Zeqiraj.

Tri bandat, ajo e Dukagjinit, Drenicës e Llapit, bashkëpunuan për kryerjen e krimeve

Sipas tij, tri bandat, ajo e Dukagjinit, Drenicës e Llapit, kanë bashkëpunuar për kryerjen e krimeve.

“Dihen tri bandat bazë: e Dukagjinit, e Drenicës dhe e Llapit. Ato janë krijuar nga një shtab fillestar dhe pastaj, janë aktivizuar në regjionet e përmendura. Ndërkohë, ato kanë bashkëpunuar në kryerjen e krimeve, duke i këmbyer banditët vrasës, nga njëri regjion në tjetrin, për të lehtësuar humbjen e gjurmëve, fshehjen e krimit”, shprehet Zeqiraj.

Sipas Zeqirajt, e gjithë arsyeja e sulmit me bombë kundër gazetës “Bota sot”, është se  gazeta “Bota sot”, ishte e vetmja që merrej me trajtimin e nxehta të kohës.

“Arsyeja e sulmit me bombë, kundër stafit të "Bota sot", është, thjeshtësisht, e lexueshme. Vrasjet për motive politike, gjatë dhe pas luftës, ishin të shumta. Përllogaritjet tregojnë se më i shumtë është numri i këtyre vrasjeve, se sa i dëshmorëve, të rënë me pushkë në dorë. Dhe viktima ishin ushtarakët luftëbërës të FARK-ut dhe veprimtarët e Ibrahim Rugovës. Pra, bandat e SHIK-ut vazhduan krimet në Kosovë, edhe pas dëbimit të Millosheviçit me bandat e tij, nga forcat ushtarake të NATO-paktit. Vëllezërit Mazrekaj, duke parë boshllëkun e informacionit të Mërgatës, nismuan botimin e gazetës "Bota sot". Konsolidimi, trajtimi i temave për problemet e nxehta të kohës, të Kosovës, e bëri gazetën "Bota sot" kombëtare. Viti 2002, pra, koha kur terroristi dërgon bombën në redaksinë e "Bota sot", kulmoi me numrin e krimeve, të bandave në fjalë. Ndërkohë, mediat e kohës, lukunia majtiste komuniste, i heshte këto krime, madje edhe i mbronte, cinikisht e kriminalisht”, ka thënë Zeqiraj, për “Bota sot”.

“Bota sot”, aktualizoi dhe trajtoi temat nxehta

Më tej sipas tij, “Bota sot”, edhe pse e vetme në betejën e pabarabartë dhe shumë të rrezikshme, ngriti zërin trimërisht, në denoncimin dhe për ndëshkimin e kriminelëve

 “"Bota sot", me stafin profesional e trim, edhe pse e vetme në betejën e pabarabartë dhe shumë të rrezikshme, ngriti zërin trimërisht, në denoncimin dhe për ndëshkimin e kriminelëve. U aktualizuan, veç tjerash, edhe vrasjet e oficerëve të Koshares, të njohur si "Brigada e Mërgimit"; vrasja e vëllezërve Musaj; burgu i torturës në Jabllanicë të Gjakovës dhe të tjera, që lidhëshin, kryesisht, me bandën e madhe të Dukagjinit, në krye të së cilës ishte, pikërisht, Ramush Haradinaj”.

Sipas Zeqirajt, qëllimi i dërgimit te bombës vdekjeprurëse ishte i qartë, ku sipas tij projektuesit mendonin t'i jepnin goditjen e madhe, jo vetëm fizike, por edhe psiqike e demoralizuese botueseve Mazrekaj dhe stafit punues të tyre.

 “Arsyeja, qëllimi ishte i qartë: Bomba ishte e fuqishme, vdektare masive. Në redaksinë e "Bota e saj" ishte një staf, të paktën, prej 12 redaktorësh e gazetarësh. Me një goditje të tillë shokuese, projektuesit mendonin t'i jepnin goditjen e madhe, jo vetëm fizike, por edhe psiqike e demoralizuese botueseve Mazrekaj dhe stafit punues të tyre. Pra, Ramushi, me bandën e tij dhe bandat simotra në Drenicë e Llap, të vijonin krimet në heshtje dhe shpengueshëm”, është shprehur Zeqiraj.

 “Rasti i dërgimit të bombës, kundër stafit botues të "Bota sot", 15 vite më parë dhe kërcënimi rishtor, është një akt kriminal, terrorist. Heshtja 15 vjeçare, është rast unik, për një shtet ligjor e demokratik, siç është Zvicra! Përpjekja për ta mbajtur sekret arrestimin e tanishëm të terroristit, është shqetësues dhe implikon në krim edhe organet përkatëse, projektuesit e këtij akti terrorist, avokatët, mbrojtjen e kriminelit”, ka theksuar Zeqiaj.

Organizata terroriste SHIK krijesë e pronë e dy partive aktuale: PDK-së dhe AAK-së

Për fund, Zeqiraj thekson, se organizata terroriste SHIK është krijesë e pronë e dy partive aktuale: PDK-së dhe AAK-së.

“Përgjatë këtyre dy dekadave, populli i Kosovës është goditur nga tri bandat e rrezikshme, mirë të organizuara, me shtabe drejtuese, që kanë kapur, dhunshëm, kupolën partiake, pushtetare dhe shtetërore. Organizata terroriste SHIK është krijesë e pronë e dy partive aktuale: PDK-së dhe AAK-së. Prandaj quhen edhe parti-banda. Në çdo shtet demokratik, këto dy "parti politike", do të shpalleshin të paligjshme dhe krerët e tyre me bashkëpunëtorë, do të ndiqeshin penalisht. Zhurma akuzuese e njërës për tjetrën, si pronësore e SHIK-ut, janë një kamuflim i dështuar”, ka përfunduar Idriz Zeqiraj, publicist i njohur.

Lexo edhe këto lajme:

Ky është personi që dërgoi granatën ruse në adresë të gazetës “Bota sot”, më 2002 në Zvicër

Foto me këshilltarin e Thaçit, ja si u zbulua i akuzuari për terrorizëm që dërgoi granatën ruse në adresë të gazetës “Bota sot”

Shtëpia e Presidentit Rugova “faltore” për faljen e mëkateve të Ramush Haradinajt

Kush është Jeton Lleshi, i cili akuzohet nga prokuroria zvicerane se i dërgoi një granatë gazetës «Bota Sot»?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat