LVV s’ka vendosur nëse do qëndrojë në seancën konstituive

Aktuale

LVV s’ka vendosur nëse do qëndrojë në seancën konstituive

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 14:43
Ismail Kurteshi

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka vendosur nëse do të qëndrojë në sallë gjatë votimit të kryetarit të Kuvendit dhe të Qeverisë së re.

Deputeti i Vetëvendosjes, Ismail Kurteshi ka thënë  se nuk e di nëse depuptetët e këtij subjekti do të qëndorjnë në sallë gjatë votimit të kryetarit të Kuvendit dhe gjatë votimit të Qeverisë së re.

Ai ka thënë se pret që Kryesia e Vetëvendosjes merr vendim për një çështje të tillë.

“Përbesë nuk e di, pasi nuk kemi diskutuar për këtë çështje. Sigurisht që Kryesia do të marr një  vendim dhe ne do të veprojmë konform veprimit të Kryesia”, është shprehur Kurteshi.

Ai më tej ka thënë se mendon se koalicioni PAN nuk i ka votat për formimin e Qeverisë së re, pasi sipas tij, po t’i kishte votat e nevojshme, PAN do ta thirrte më herët seancën konstituive.

Ndërsa, i pyetur se a presin që presidenti Hashim Thaçi t’ia jap Vetëvendosjes mandatin për formimin e Qeverisë nëse dështon PAN-i, Kurteshi ka thënë se Thaçi nuk mund t’ua mohoj një gjë të tillë, pasi sipas tij Kushtetuta ua jep të drejtën për formimin e Qeverisë së re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat