Presidenti Thaçi kujton Enver Zymberin: 25 korriku, Dita e Bashkimit të Kosovës

Aktuale

Presidenti Thaçi kujton Enver Zymberin: 25 korriku, Dita e Bashkimit të Kosovës

Nga: Bota sot Më: 25 korrik 2017 Në ora: 11:46
Ceremonia e varrimit të Enver Zymberit

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka kujtuar rënien e policit të Kosovës, Enver Zymberi.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se e kujtojmë me krenari atë hero të pavarësisë dhe se 25 korriku është Dita e Bashkimit të Kosovës, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Në çdo 25 korrik e kujtojmë me krenari heroin e pavarësisë, Enver Zymberin.

Ai ra heroikisht në krye të detyrës, duke mbrojtur kushtetutshmërinë dhe sovranitetin e shtetit tonë.

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës morën nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31 dhe kjo ishte edhe Dita e Bashkimit të Kosovës.

Enveri do të kujtohet gjithmonë për guximin e dëshmuar në mbrojtjen e Republikës së Kosovës. HTH./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat