Mustafa: Kosova e përkushtuar në përshpejtimin e zbatimit të prioritete zhvillimore

Aktuale

Mustafa: Kosova e përkushtuar në përshpejtimin e zbatimit të prioritete zhvillimore

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 13:26
Isa Mustafa

Kyreministri Isa Mustafa tha se Kosova është e përkushtuar të përshpejtojë zbatimin e prioriteteve zhvillimore me qëllim të adresimit të të gjitha sfidave të përbashkëta globale.

Këto komente Mustafa i ka bërë gjatë tryezës me temën “Forumi i Diskutimit mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm” e organizuar nga UNDP-ja.

Mustafa: Kosova është e përkushtuar të përshpejtoj zbatimin e prioriteteve zhvillimore

 “ Unë dëshiroj që të theksoj që Kosova është e përkushtuar dhe do të jetë e përkushtuar të përshpejtoj zbatimin e prioriteteve zhvillimore, të adresoj të gjitha sfidat e përbashkëta globale me të cilat ne do të ballafaqohemi në të ardhmen dhe të jemi pjesë e agjendës së përbashkët zhvillimor. t përmes kësaj ne synojmë të ndërlidhemi ose të ndërlidhim prioritet tona me këto objektiva në mënyrë që në formë të drejtpërdrejtë të bëhemi pjesë e përpjekjeve globale për zhvillim të qëndrueshëm”, tha Mustafa.

Sipas tij me Bashkimin  Evropian janë dakorduar për një agjendë të reformave evropiane,  e cila ka synim qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit dhe përmirësimin  e klimës për investime.

Mustafa: Me BE jemi dekoruar për agjendë të reformave evropiane

 “Me Bashkimin Evropian përkatësisht me komisionin evropian  ne  jemi dakorduar për një agjendë të reformave evropiane e cila është e  drejtuar në tre fusha themelore në qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit përkatësisht në shtetin e së drejtës, konkurrueshmërinë dhe në përmirësimin e klimës për investime që ndërlidhet drejtë për së drejti edhe me zbatimin  marrëveshjes së Stabilizim Asoocimit dhe në ndërlidhjen e arsimit dhe të punësimit që do të thotë në funksionimin e tregut të punës” ,tha Mustafa.

Gjatë kësaj tryeze Isa Mustafa tha se përmes 17 objektiva të për zhvillim të qëndrueshëm të miratuara në vitin 2015 është synuar të zvogëlohet varfëria , të ketë rritje ekonomike në periudhën e ardhshme e cila si plan ka adresimin e nevojave sociale, çështjeve të arsimit, shëndetësisë, mbrojtjes sociale, problemet e papunësisë  dhe mbrojtjen e ambientit.

Drejtori i USAID-it, James Hope   tha se bërthama e programit të USAID-it është përfshirja e të gjithëve në programin e tyre dhe kështu iu ndihmon në arritjen e objektivave të qëndrueshme të zhvillimit.

Dhe sipas tij të jesh i qëndrueshëm do të thotë udhëhiqesh nga vendorët e jo nga ndërkombëtarët.

Hope: Gjithë përfshirja ndihmon në arritjen e objektivave

 “Por do të doja edhe të theksoja se bërthama e programit tonë është përfshirja kur ne duam t‘i përfshijmë të gjithë dhe askush të mos mbes jashtë këtij programi ose të mbetet prapa. Përfshirja është e rëndësishme sepse na ndihmon që të kemi më të lehtë arritjen e objektivave tona. Kjo na ndihmon në arritjen e objektivave të qëndrueshëm të zhvillimit sepse qëndrueshmëria arrihet vetëm kur shoqëria si tërësi dëgjohet dhe përfaqësohet nga qeveria. Ku ka një zë, ku çdo qytetari ndihet se ka një mision sa i përket progresit të shtetit, suksesit të shtetit. Dhe të jesh i qëndrueshëm do të thotë të jesh i udhëhequr nga vendoret, kjo nuk të bëjë të jesh i udhëhequr nga ndërkombëtarët”, ka thënë Hope.

Ai më tej ka thënë se janë  fokusuar që të punojnë  së bashku me qeverinë dhe njerëzit e Kosovës që të rrisin ekonomin, të forcojnë sistemin e drejtësisë, të ndihmojnë edukimin, të ndihmojnë gjeneratën e së ardhmes së lidershipit për Kosovën.

Andrew Russell, koordinator për Zhvillim i OKB-së dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, tha se me anë të 17 objektivave synohet që Kosova të bëhet pjesë e botës.

Ai më tej ka inkurajuar të rinjtë e Kosovës që të krijojnë të ardhmen e tyre duke shtuar se këto objektiva i mundësojnë atyre të kontribuojnë jo vetëm në zhvillim e Kosovës por edhe në çështjet e botës.

Russell: Kosovën duam ta bëjmë pjesë të botës.

 “ Zgjohem çdo ditë i ngazëllyer që jam pjesë e kësaj energjie që gjendet në Kosovë, ka kaq shumë njerëz të rinj dhe të mrekullueshëm të cilët duhet ti inkuadrojmë në këta objektiva dhe të shohim se si këta objektiva të agjendës u mundësojnë atyre të kontribuojnë jo vetëm në zhvillimin e Kosovës por edhe në çështjet rreth botës dhe mënyrat e reja të mendimit,partneritetit, punës me shoqërinë civile, sektorin privat dhe të zhvillojnë kreativitetin e tyre. Do të donim ti jepnim mundësinë disa nga agjencitë partnere nga UN, nga komunitetet, ambasadat  dhe organizatat ndërkombëtare që të mund të ndajnë me ne pikëpamjet e tyre. Duam të sigurohemi që puna që po bëjmë së bashku të mos na shkoj huq, do të donim që të përdornim objektivat që t’i bashkojmë njerëzit, po mundohemi që të punojmë në shumë çështje njëkohësisht. Duam të dimë se si të përdo rim objektivat që të mund të sjellim Kosovën sa më afër botës, ti bëjmë pjesë të botës. Duam ti inkuadrojmë të rinjtë dhe ata që janë të rinj në zemër që të krijojnë të ardhmen, duam që ata të dinë se në çfarë bote duan të jetojnë, në çfarë Kosove duan të jetojnë në vitin 2030”, tha Rusell.

Bashkësia Ndërkombëtare në vitin 2015 ka miratuar agjendën 2030 dhe 17 objektivat e saj të zhvillimi të qëndrueshëm, sipas të cilave Kosova ka ndërmarrë disa hapa përpara ndaj kësaj agjende  të reflektuara në disa dokumente strategjike siç janë Strategjia Kombëtare e Zhvillimit për periudhën 2016-2021, Programin e Reformave Ekonomike dhe Agjendën Evropiane të Reformave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat