Reagon Behgjet Pacolli, ja çfarë thotë për deklaratën e Labinot Tahirit për Kadri Veselin

Aktuale

Reagon Behgjet Pacolli, ja çfarë thotë për deklaratën e Labinot Tahirit për Kadri Veselin

Nga: B.S Më: 26 korrik 2017 Në ora: 14:49
Behgjet Pacolli dhe Labinot Tahiri

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në facebook, ka reaguar pas deklaratave të fundit të deputetit të kësaj partie Labinot Tahiri, i cili theksoi se do ta votojë çdo kandidat që është shqiptar për kryetar të Kuvendit, duke mos përjashtuar këtu edhe Kadri Veselin.

Por, sipas Pacollit, këto deklarata janë keqkuptime, dhe se deputetët e AKR janë unikë dhe të vendosur që të përfaqësojnë qëndrimet politike të AKR-së.

“Secili nga deputetët e AKR-së, edhe zoti Labinot Tahiri që është nënkryetar i AKR-së, përfaqësojnë lidershipin dhe strukturën e kësaj partie. Për më tepër, z. Tahiri është një humanist I madh dhe të gjitha gjërat I trajton shpirtërisht dhe me emocione”, ka shkruar Pacolli, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Në lidhje me disa keqkuptime që portalet I dhanë një deklarate.

Deputetët e AKR janë unikë dhe të vendosur që të përfaqësojnë qëndrimet politike të AKR-së.

Secili nga deputetët e AKR-së, edhe zoti Labinot Tahiri që është nënkryetar i AKR-së, përfaqësojnë lidershipin dhe strukturën e kësaj partie. Për më tepër, z. Tahiri është një humanist I madh dhe të gjitha gjërat I trajton shpirtërisht dhe me emocione.

Të gjithë ata që janë duke ushtruar presion ndaj deputetëve ju bëj thirrje që të heqin dorë nga këto veprime jo demokratike dhe jo ligjore.

AKR ka qëndrim politik të njohur për opinionin publik dhe votuesit e vet. Andaj, deputetët e e partisë do të implementojnë këto vendime politike.

Njerëzit që ushtrojnë këto presione duhet ta dijnë se partitë politike themelohen dhe funksionojnë sipas disa rregullave të cilat meritojnë të respektohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat