Kryeministri Mustafa pret pjesëmarrësit në Olimpiadën e Matematikës

Aktuale

Kryeministri Mustafa pret pjesëmarrësit në Olimpiadën e Matematikës

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 07:38
Pjesëmarrësit në Olimpiadën e Matematikës

Kryeministri Isa Mustafa pret pjesëmarrësit nga Kosova në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (ONM), e cila është mbajtur në Brazil.

Takimi mbahet në ndërtesën e Qeverisë, duke filluar nga ora 10:00.

Pjesëmarrësit e Olimpiadës Ndërkombëtare të Matematikës janë kthyer me rezultate të lakmueshme, duke përfshirë edhe medaljen e bronztë, në mesin e një konkurrence të më shumë se 100 shteteve.

Fitues i Medaljes së Bronztë në këtë Opimpiadë është Shend Zhejiqi, nxënës i Gjimnazit Matematikor të Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat