Sejdiu: Nuk ka konfuzion te AKR-ja, nuk e votojmë koalicionin PAN

Aktuale

Sejdiu: Nuk ka konfuzion te AKR-ja, nuk e votojmë koalicionin PAN

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 10:43
Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Korab Sejdiu

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Korab Sejdiu pasi është regjistruar si deputet, ka thënë se që nga fillimi përkundër tentativave dhe presionit, gjithmonë janë deklaruar dhe mbesim besnik se nuk do ta votojnë koalicionin PAN.

Ai ka thënë se shpreson me reflektuar në ndryshim të skenës politike, pasi po bëhen deputet pas një legjislature të errët.

“Unë besoj që konfuzioni është tek disa palë të tjera, jo te AKR. Ne si subjekt politik, vendimet tona do të jenë ato që i kemi marrë me koalicionin”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat