Takohen Ymeri e Pacolli, diskutojnë për seancën e 3 gushtit

Aktuale

Takohen Ymeri e Pacolli, diskutojnë për seancën e 3 gushtit

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 11:29
Dardan Sejdiu, Ismail Kurteshi, Visar Ymeri, Ismail Kurteshi, Behxhet Pacolli dhe Jetlir Zymberaj

(E plotësuar) - Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka bërë të ditur se me kreun e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli janë takuar vetëm për kafe.

Këto komente ai i bëri pas takimit që bashkë me kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe deputetin e zgjedhur Ismajl Kurteshi zhvilluan sot me të parin e AKR-së, Behgjet Pacolli dhe këshilltarin e tij, Jetlir Zymberaj në një nga hotelet e Prishtinës.

Merret vesh se në takim është folur për gjendjen e tanishme politike në vend dhe qëndrimet që do t`i mbajnë këto dy parti në seancën konstituive të 3 gushtit.

***

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendose, Visar Ymeri, Ismail Kurteshi dhe Dardan Sejdiu janë takuar sot me Presidentin e Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacollin dhe këshilltarin e tij, Jetlir Zymberaj.

Takimi është mbajtur në një nga hotelet e kryeqytetit.

Siç merr vesh media nga burimet e saj në këtë takim po diskutohet për gjendjen e tanishme politike në vend dhe qëndrimet që do t`i mbajnë këto dy parti në seancën konstituive të 3 gushtit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat