Deda: Jam i bindur që PAN-i s’i ka numrat, VV gaboi që s’iu bashkua LAA-së

Aktuale

Deda: Jam i bindur që PAN-i s’i ka numrat, VV gaboi që s’iu bashkua LAA-së

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 17:29
Ilir Deda

Në pamundësi për t’i kryer procedurat ligjore dhe administrative, partia më e re në Kosovë “Alternativa” që udhëhiqet nga Mimoza Kusari dhe Ilir Deda, nuk arriti të garonte e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit të këtij viti.

“Alternativa” në koalicion me LDK-në ka arritur t’i sigurojë dy ulëse në Kuvend.

Njëri nga udhëheqësit “Alternativa”, Ilir Deda, në një intervistë për lajmi ka treguar planet e kësaj partie në të ardhmen.

Deda ka treguar edhe arsyet e futjes në koalicion me LDK-në, për mundësin e kandidimit për Prishtinën. Ai ka thënë se Vetëvendosje ka gabuar që nuk i është bashkuar koalicionit LDK-AKR-Alternativa.

Deda është shprehur i bindur që PDK-AAK-NISMA nuk i ka numrat për ta formuar qeverinë e re.

Deputeti i Alternativës ka thënë se presidenti i vendit po sillet ende si kryetar i PDK-së.

Sipas Dedës thirrja që barti Thaçi partive politike për të diskutuar për datën e seancës konstituive, ka qenë vetëm zvarritje e procesit të themelimit të institucioneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat