Thaçi theksoi qëllimin e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe në Kartën e Adriatikut

Aktuale

Thaçi theksoi qëllimin e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe në Kartën e Adriatikut

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 20:22
Hashim Thaçi dhe Mike Pence

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në Samitin e Kartës së Adriatikut, ka thënë se zotimi i zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence ishte shumë i çart, do të angazhohet maksimalisht që të jetë afër Kosovës dhe afër vendeve të rajonit.

Në një deklarim për media, Thaçi ka thënë se vizita e zëvendëspresidentit Pence në Mal të Zi, është mesazh jo vetëm për Malin e Zi, por për të gjitha shtetet e rajonit nga administrata e re e presidentit Donal Trump.

Ai po ashtu ka shtuar se i ka theksuar zëvendëspresidentit Pence qëllimin për anëtarësim të Kosovës në NATO dhe në Kartën e Adriatikut.

“E pata kënaqësinë që ta ftoj ta ftoj zëvendëspresidentin Pence që ta vizitojë Kosovën, dhe ai e njeh situatën në Kosovë dhe besoj që në një të ardhme jo të largët zëvendëspresidenti do ta vizitojë Kosovën”, ka theksuar Thaçi.

Ai vlerësoi se çështja e demarkacionit, nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Malit të Zi, por është çështje e brendshme e Kosovës, të cilën duhet ta tejkalojmë si shoqëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat