"Gjykata Kushtetuese duhet t’u marrë mandatin deputetëve të PAN-it"

Aktuale

"Gjykata Kushtetuese duhet t’u marrë mandatin deputetëve të PAN-it"

Nga: A.M. Më: 4 gusht 2017 Në ora: 16:30
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se Kuvendi i Kosovës  nuk mund të mbahet peng për shkak të Kadri Veselit.

Po ashtu, ai ka thënë se është e qartë që ky koalicion nuk po i kryen obligimet kushtetuese dhe do të ishte e udhës që Gjykata Kushtetuese ta shqyrtonte marrjen e mandateve të këtyre deputeteve të papërgjegjshëm nga radhët e koalicionit PAN.

Postimi i plotë:

Sipas Kushtetutes se Republikes se Kosoves, konstituimi i Kuvendit duhet te behet brenda 30 ditësh nga dita e shpalljes zyrtare te rezultateve zgjedhore.

Sipas aktgjykimit të Gjykates Kushtetuese, vetem koalicioni apo partia qe ka fituar me se shumti vota ne zgjedhje, mund ta propozoj kandidatin per Kryetar Kuvendi.

Me gjithe tentimet, fatkeqesisht ende nuk ka ndodhur konstituimi i Kuvendit, pavaresisht faktit qe Kushtetuta e kerkon qe konstituimi te ndodhe brenda 30 ditesh.

Koalicioni PAN per shkak te mungeses se numrave, refuzoi pjesemarrjen edhe ne seancen e sotme.

Eshte e qarte qe ky koalicion nuk po i kryen obligimet kushtetuese dhe do te ishte e udhes qe Gjykata Kushtetuese ta shqyrtonte marrjen e mandateve te ketyre deputeteve te papergjegjshem nga radhet e koalicionit PAN.

Kuvendi nuk mund te mbahet peng per shkak te Kadri Veselit. Deputetet e koalicionit PAN duhet te zevendesohen me te tjere deputete qe jane ne radhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat