“O Çun Lajçi! Mbushe plisin me dheun e varreve të të vrarëve të Dukagjinit e shko n’Kuvend lypi drejtësi Ramushit”

Aktuale

“O Çun Lajçi! Mbushe plisin me dheun e varreve të të vrarëve të Dukagjinit e shko n’Kuvend lypi drejtësi Ramushit”

Nga: Bota sot Më: 5 gusht 2017 Në ora: 16:41
Analisti Nexhat Haziri përmes një statusi në Facebook, iu ka drejtuar Lajçit duke i thënë mbushe plisin me dheun e varreve të Sinan Musajt, Rexhë Osajt, Ramë Idrizit dhe Bashkim Balajt,Smajl Hajdarajt,Tahir Zemaj,Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklajt, e shumë të vrarëve të tjerë në Dukagjin.

Aktori Çun Lajçi ka thënë se të mërkurën do të shkojë në parlament për ta mbushur plisin me dhe, për t’iu hedhur fytyrës atyre të cilët nuk e duan Ramushin Kryeministër.

Image
Çun Lajçi

“Ramush Vlla

Mos u merzit, se të merkurën unë kam me ardhë n'kmishë e n'tlina n'Parlament. Kam me mbushë plisin dhé e kam me i gjujt f'tyrës këta lazdranat që po fluturojnë, tue ju thanë:

"Ky dhe nuk falet as nuk shitet!"

Ata kanë m'u permallue e kanë me i çue duert me i fshi sytë ( jo prej lotëve, po prej Dheut, ) e Ademi me Teutën kanë me i numerue duert e kanë me i ba numërat.

A po e shef se edhe tash hajër prej plisit, sikur 98/99 kur Komandantat e Rognerit na i merrshin krejt paret që i mbledhshim nëpër Diaspor, për me i çue n'frontin e luftës- e gabimisht i shtinin n'xhepat e Tyne. Me hajër Qeveria. Unë të dua Ramush, mos u merzit!", ka shkruar Lajçii në një postim në Facebook.

Mirëpo, një deklaratë e tillë ka sjellë reagimin e analistit politik Nexhat Hazirit i cili i kërkon Lajçit ta mbush plisin me dheun e varreve të Sinan Musajt, Rexhë Osajt, Ramë Idrizit dhe Bashkim Balajt,Smajl Hajdarajt,Tahir Zemaj,Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklajt, e shumë të vrarëve të tjerë në Dukagjin, të vrarë në kohë lirie, përcjell Bota sot.

Image
Analisti Nexhat Haziri

Haziri përmes një statusi në Facebook, iu ka drejtuar Lajçit duke i thënë që të shkojë në Parlament, jo për ta zgjedhur Ramushin Kryeministër, por për të kërkuar drejtësi.

“O Çun Lajçi

Mbushe plisin me dheun e varreve të Sinan Musajt, Rexhë Osajt, Ramë Idrizit dhe Bashkim Balajt,Smajl Hajdarajt,Tahir Zemaj,Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklajt, e shumë të vrarëve të tjerë në Dukagjin, të vrarë në kohë lirie. A thu, i vrau "reja" o Çun .Shko në Parlament, jo për ta zgjedhur Ramushin kryeministër, por për të kërkuar drejtësi. Shko o Çun n'kuven, aty ku mahet mledhi, thuj pash njat Pereni se kto vorre, nuk falen, nuk shiten,nuk lypin hakmarrje, veç drejtësi” ka shkruar Haziri./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat