Klasa politike me lojërat inatçore nuk e duan qeverisjen e popullit

Aktuale

Klasa politike me lojërat inatçore nuk e duan qeverisjen e popullit

 Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 8 gusht 2017 Në ora: 20:47
Salla e Kuvendit të Kosovës

Të mërkurën e tre gushtit ishte paraparë që të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës në tëcilën pritej që të votohej kryeparlamentari i ardhëm i Kuvendit të Kosovës, por një gjë e tillë nuk u realizua pasi që kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci kishte ndërprerë seancën e cila priti të vazhdonte të enjten e katër gushiti.

Por, as tënesërmen nuk u mbajt seanca pasi që koalicioni PAN nuk shkojë në sallën e Kuvendit të Kosovës, kjo bërë që të shtyhet një sërish pasi qënuk mund të vazhdohet seanca pasi që e drejtën për kandidaturën për kryetar të Kuvendit është e drejtë e PAN-it.

Image
Njohësi çështjeve juridike, Blerim Burjani

Lidhur me këtë, bojkot nga PAN, njohësi çështjeve juridike, Blerim Burjani ka thënë se nuk është e drejtë që të bëhet një gjë e tillë, por sipas ligjeve kanë të drejtë që të mungojnë në seancë.

“Me bojkotu nuk kanë të drejte fare por mund tëmungojnë në seanca  kështu thuhet legalisht, por këta njerëz mund të mungojnë për arsye tjera që duket të jenë politike,nuk janë të arsyeshme”, ka thënë Burjani për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka apeluar nga partitë politike vendore që të bëhet respektimi i aktit më të lartë të vendit siç është Kushtetuta.

Partitë duhet tërespektojnëkushtetutën duhet të marrin pjesë të gjithë në seancë  parlamentare e në veçanti në kohën e sotme dhe momentet e sotme kur duhet tëthemelohen institucionet, mos pjesëmarrja, bllokada, lojërat inatçore dëshmon se kjo klasë politike nuk e donë qeverisjen e qytetarëve dhe demokracinë e donëvetëm vetën e tyre”, ka thënë Burjani për “Bota sot”.

Ndryshe, me 10 qershor pritet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës e thirrur nga kryesuesi i seancës konstituive Adem Mikullovci./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat