“14 vjeç, Blerand Stavileci ka blerë lokal nga një udbash në Prishtinë”

Aktuale

“14 vjeç, Blerand Stavileci ka blerë lokal nga një udbash në Prishtinë”

Nga: B.S Më: 9 gusht 2017 Në ora: 14:02
Blerand Stavileci

Publicistja Kimete Berisha, përmes një postimi në facebook, ka shkruar në lidhje me atë, siç e quan ajo rekorde të fëmijëve shqiptarë.

Sipas saj, 14 vjeç, Blerand Stavileci ka blerë lokal nga një serb në Prishtinë.

“Blerand Stavileci ende ruan rekordin botëror për blerje të patundshmërisë (në kohë lufte, okupimi e varfërie, kur shqiptarët vriteshin, burgoseshin, rriheshin, plaçkiteshin nga policia serbe; pa punë, të larguar e të përzënë me dhunë, pa objekte shkollore, jetonin ekskluzivisht nga ndihmat humanitare, ndërsa Blerandi i pati 50 mijë Marka të blejë lokal 34 metra katror nga serbi, i cili padyshim udbash ish dasht me qenë”, ka shkruar Berisha, përcjellë “Bota sot”.

Image
Kimete Berisha

Ja postimi i saj i plotë:

Rekorde të fëmijëve shqiptarë:

14 vjeç, Gjino ka hyrë dhëndërr, 
14 vjeç, Blerand Stavileci ka blerë lokal nga një serb në Prishtinë.

(Mahatma Ghandi u martua 'moc' me Gjinon e Çajupit, bile një vit më i ri se Gjino, 13 vjeç, dhe jetoi me gruan e tij një vit më të moçme se ai, derisa ajo vdiq, 
ama Blerand Stavileci ende ruan rekordin botëror për blerje të patundshmërisë (në kohë lufte, okupimi e varfërie, kur shqiptarët vriteshin, burgoseshin, rriheshin, plaçkiteshin nga policia serbe;
pa punë, të larguar e të përzënë me dhunë, pa objekte shkollore, jetonin ekskluzivisht nga ndihmat humanitare, ndërsa Blerandi i pati 50 mijë Marka të blejë lokal 34 metra katror nga serbi, i cili padyshim udbash ish dasht me qenë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat