Gjykata merr vendim për rusët dhe serbët e arrestuar, ja si do te veprohet me ata

Aktuale

Gjykata merr vendim për rusët dhe serbët e arrestuar, ja si do te veprohet me ata

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 20:46
Policia e Kosoves

Gjykata Themelore në Prishtinë - Dega në Podujevë ka shqyrtuar rastin Kalim i pa autorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare nga neni 146 par.2 lidhur me par 1 dhe nenin 31 të KPRK-së, ndaj dhjetë të akuzuarve prej të cilëve pesë shtetas serbë dhe pesë shtetas rusë.

Siç njofton Prokuroria Gjykata Themelore në Prishtinë, fillimisht ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, të cilën kërkesë e ka tërhequr me parashtresë, për të paraqitë aktakuzë me kërkesë për dhënien e urdhrit ndëshkimorë, dënim me gjobë pa mbajtjen e shqyrtimit gjyqësorë.

Gjykata e ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për dhënien e urdhrit ndëshkimorë dhe ndaj të pandehurve ka shqiptuar dënimin me gjobë prej 250 euro (dyqind e pesëdhjetë euro) për secilin veç e veç, si dhe i ka obliguar të paguajnë nga 20 euro për paushall gjyqësorë.

Pas pagesës së dënimit me gjobë të pandehurit do të përcillen për në pikën kufitare më të afërt nga Policia e Kosovës.

Të akuzuarit janë arrestuar dje afër Podujevës nga Policia e Kosovës për kalim ilegal të kufirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat