Mustafa, Haradinajt: Institucionet do të duhej të formoheshin më herët, jo për 10 ditë

Aktuale

Mustafa, Haradinajt: Institucionet do të duhej të formoheshin më herët, jo për 10 ditë

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 14:47
Isa Mustafa

Kryeministri Isa Mustafa ka komentuar deklaratat e kandidatit për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, që Qeveria do të formohet brenda 10 ditësh

Mustafa në një deklaratë për media pas mbledhjes së Qeverisë tha se institucionet do të duhej që të themelohen edhe më herët.

“Në Kuvend duhet të zbatohen procedurat ashtu siç janë zbatuar gjithmonë dhe s’kemi arsye që të bëjmë kapërcime. Nëse Ramushi flet për 10 ditë unë nuk kam arsye që të flas për dhjetë ditë tjera. Unë kam arsye që të them që institucionet të bëhen sa më shpejt, por që të respektohen të gjitha procedurat ligjore edhe kushtetuese përndryshe nuk mund të operoj të them në mënyrë hipotetike me ditë”, tha Mustafa, i pyetur pas mbledhjes së Qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat