Nitaj i kundërpërgjigjet Mustafës

Aktuale

Nitaj i kundërpërgjigjet Mustafës

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 20:13
Muharrem Nitaj

Bashkëpartiaku i Ramush Haradinajt, Muharrem Nitaj i është kundërpërgjigjur kryeministrit në detyrë Isa Mustafa, pasi ky i fundit përmes një postimi në “Facebook” tha se PDK-së, AAK-së e Nismës iu rrezikohej kapja e shtetit nga njerëzit që i kanë të instaluar në institucione.

Nitaj, ia ka kujtuar Mustafës rrëzimin nga Qeveria dhe rezultatin në zgjedhje, thotë se edhe humbja e ka njëfarë dinjiteti.Zëdhënësi i AAK-së ka kërkuar nga kreu i LDK-së që ta thotë vetëm një emër të një zyrtari të të AAK-së që është “instaluar” në institucione apo që është në pushtet.

Ky është shkrimi i plotë Nitajt në Facebook

Kryeministër, edhe humbja e ka një farë dinjitetiKryeministri akoma në detyrë, Isa Mustafa, paska shkruar se “PDK-së, AAK-së e Nismës iu rrezikohej kapja e shtetit nga njerëzit që i kanë të instaluar në institucione”.Isa Mustafa, bëhuni njëherë i sinqertë dhe thuajeni vetëm një emër të një zyrtari të vetëm të AAK-së që është “instaluar” në institucione apo që është në pushtet.Ju e dini që AAK ka qenë në opozitë qe tri mandate dhe nuk ka qenë AAK-ja ajo që i ka pushtuar bordet e agjensitë, universitetet shërbimet diplomatike, e deri te ministritë, siç po bëhët edhe në këto grahmat e fundit të qeverisë suaj!Ne e kuptojmë që jeni me vaj në buzë, por edhe humbja e ka njëfarë dinjiteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat