Dy takime për një synim – Haradinaj kërkon mbështetje nga njerëz me të kaluar kriminale - Bota Sot
Dy takime për një synim – Haradinaj kërkon mbështetje nga njerëz me të kaluar kriminale

Aktuale

E diel, 22 tetor 2017

Dy takime për një synim – Haradinaj kërkon mbështetje nga njerëz me të kaluar kriminale

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 23:03
Ramush Haradinaj

Takimi me njërin nga kriminelët kryesor serb të veriut të Kosovës, nuk ishte takimi i fundit i Ramush Haradinajt me njerëz që dyshohet se kanë të kaluar kriminale. Dy javë pas takimit që pati me Milan Radojiçiq, Haradinaj është ulur në tavolinë me një tjetër njeri me të kaluar kriminale. Sot, kryetari i AAK-së është parë në takim me ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Ukë Rugova, i cili akuzohet për vepra të rënda kriminale.

Më 31 korrik Ramush Haradinaj ishte ulur në një tavolinë së bashku me Milan Radojiçiq, kriminelin serb nga veriu i Kosovës, në restorantin “Tiffany” në Prishtinë. I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN po tentonte të bindte Radojiçiqin për të marrë mbështetje nga Lista Serbe.

Por, takimi me njërin nga kriminelët kryesor serb të veriut të Kosovës, nuk ishte i vetmi i Haradinajt me njerëz që kanë aktakuza të ngritura për krim të organizuar. Dy javë pas takimit që pati me Radojiçiq, Haradinaj është ulur në tavolinë me një tjetër njeri që është i akuzuar për krime.

Sot, kryetari i AAK-së është parë në të njëjtin restorant, në takim me ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Ukë Rugova, i cili akuzohet për vepra të rënda kriminale; përfshirë krimin e organizuar, kontrabandimin me emigrantë dhe shitjen ilegale të vizave.

Rugova dyshohet po ashtu se ka drejtuar një grup kriminal prej 21 personash, pjesë e të cilit është edhe ish-ministri Astrit Haraqija.

Synimi i takimit me Ukë Rugovën, mbetej i njëjtë me takimin që Haradinaj pati zhvilluar me Milan Radojiçiq: krijimi i votave të mjaftueshme për krijimin e qeverisë së ardhshme.

Image

Në tavolinë me Haradinajn dhe Rugovën ishte edhe lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, i akuzuar për krim të organizuar dhe vepra të tjera të lidhura me korrupsionin në të ashtuquajturën çështje të Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit.

Pranë Haradinajt dhe dy të akuzuarve për krim të organizuar qëndronte një tjetër njeri i dyshimtë, Kadri Veseli. Lideri i PDK-së ka qenë udhëheqës i një shërbimi të dyshimtë, mbi të cilin rëndojnë akuza se ka kryer krime të ndryshime në periudhën e pasluftës në Kosovë, përfshirë vrasje.

Image

Pas takimit mes Haradinajt, Veselit, Limajt dhe Rugovës ka folur nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Ai e ka cilësuar “të rregullt” takimin e krerëve të koalicionit PAN,  Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limajt me ish-deputetin e LDK-së, Ukë Rugova, i akuzuar për krim të organizuar.

“Është takim i rregullt nuk është asgjë e jashtëzakonshme në takime të vazhdueshme si partner të koalicionit”, deklaroi Krasniqi për Insajderin.

Familja Rugova këto ditë ka qenë shumë e përfolur në media, për shkak se deputetja e LDK-së nga kjo familje, Teuta Rugova ka arritur marrëveshje me koalicionin PAN.

Të hënën, ndërkaq nga ora 10:00 do të vazhdoj seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, PAN ka theksuar se nuk do të marrë pjesë as në këtë seancë. /Insajderi.com

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test