Shtetet e QUINT-it qortojnë koalicionin PAN

Aktuale

Shtetet e QUINT-it qortojnë koalicionin PAN

Nga: Bota sot Më: 13 gusht 2017 Në ora: 14:09
Kuvendi i Kosovës

Shtetet e QUINT-it kanë reaguar për situatën politike në Kosovë. Përmes një deklarate për media, këto shtete kanë bërë thirrje që të formohen sa më shpejt institucionet e reja të Kosovës, përcjell Bota sot.

Ato kanë dërguar mesazh të fuqishëm drejt koalicionit fitues të zgjedhjeve PDK-AAK-Nisma, duke thënë se ata duhet të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe të lejojnë fillimin e punës së tij.

Më poshtë deklarata e plotë e tyre:

Jemi të brengosur me situatën politike në Kosovë. Kosova është duke u ballafaquar me shumë sfida, ato të tanishme dhe ato afatgjata duke përfshirë këtu programin e Fondit Monetarë Ndërkombëtarë, situatën energjetike por edhe nevojën për zhvillim ekonomik, fuqizimin e sundimit të ligjit, perspektivën Europiane të Kosovës dhe marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë. Qytetarët e Kosovës merritojnë një Kuvend dhe Qeveri për tu ballafaquar me këto sfida.

Është përgjegjësi e liderëve kosovarë ti krijojnë këto instituciuone por edhe të ndërmarin reformat e nevojshme që të parandalojnë bllokada të tilla në të ardhmen. Shpresojmë që liderët Kosovarë, si në politikë ashtu edhe në shoqërinë civile, do të prijnë në zgjedhjen e kësaj çështjeje duke ofruar propozime konkrete. Një parim primarë dhe i rëndësishëm është se deputetët e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës duhet të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe të lejojnë fillimin e punës së saj./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat