Konjufca: Marrim pjesë në seancë edhe nëse PAN-i s’ka kandidat tjetër për kryeparlamentar

Aktuale

Konjufca: Marrim pjesë në seancë edhe nëse PAN-i s’ka kandidat tjetër për kryeparlamentar

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 11:20
Glauk Konjufca

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka ftuar PAN-in që të marrë pjesë në seancë.

“Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në votim nëse s’kanë kandidat tjetër për kryeparlamentar. Po nëse kanë kandidat tjetër, le ta hedhin në votim”, ka thënë Konjufca gjatë seancës.

“Propozojmë që kjo seancë t’ia zërë vendin tryezave politike që po i kërkon PDK-ja. Jo në disa tryeza joformale që po i kërkon PAN-i në mënyrë që ta zëvendësojë këtë seancë në mënyrë politike”.

Ai thotë se VV i kundërshton ato konsulta të cilat po i thërret PAN-i.

“Derisa ata i kryejnë pazaret e tyre të pista, ftojmë që kjo seancë e sotme të shërbejë për thirrjen e PAN-it që të marrë pjesë në seancë. Të gjithë kemi të drejtë të flasim".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat