Ky është qëndrimi i PDK-së për takimin e së mërkurës, kritikojnë ashpër Mikullovcin

Aktuale

Ky është qëndrimi i PDK-së për takimin e së mërkurës, kritikojnë ashpër Mikullovcin

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 12:42
Pamje nga konferenca e PDK-së

(E plotësuar) - Partia Demokratike e Kosovës dhe koalicioni PAN do të marrin pjesë në takimin konsultativ të së martës, të thirrur nga kryesuesi i seancës konstituive, Adem Mikullovci. Këtë e bënë të ditur zyrtarë të PDK-së, të cilët thane se në seanca e sotme është një abuzim i paprecedentë i foltores dhe shkelje e normës kushtetuese.

Ata edhe një herë thanë se kandidat i këtij koalicioni për kryetar të Kuvendit është Kadri Veseli.

Anëtari i kryesisë së Parisë Demokratike të Kosovës, Fehmi Mujora tha se PAN shkon të mërkurën në takimin konsultativ të thirrur nga kryesuesi i Kuvendit Adem Mikullovci.

Mujota: PAN-i të mërkurën shkojnë në konsultime

“Partia Demokratike e Kosovës dhe PAN-i të mërkurën shkojnë në konsultime të vendosur në rrugën parimore, në rrugën kushtetuese për të ofruar zgjidhjen e cila është e vetme dhe ajo është zgjidhja kushtetuese, që nënkupton që do ta propozoj kandidatin për kryetar të parlamentit. PAN kandidat për Parlamentin e Kosovës e ka kryetarin e Parisë Demokratike i legjitimuar me votën e qytetarëve dhe PAN si fituese e zgjedhjeve, këtë punë e ka rregulluar Kushtetuta, rregulloret e Kuvendit dhe nuk kemi kohë për të humbur në këtë drejtim”, tha ai.

Ndërsa, anëtari i kryesisë së PDK-së, Besim Beqaj, ka komentuar seancën e mbajtur gjatë ditës së sotme duke thënë se ishte jo ligjore dhe jo kushtetuese.

Ai tha se është një seancë konstituive e cila nuk mund të procedohet pa prezencën e koalicionit fitues të zgjedhjeve dhe se sipas tyre është një abuzim i paprecedentë i foltores dhe shkelje e normës kushtetuese.

Beqaj: PAN nuk është bllokues, kemi nevojë për konsulta shtesë

“Me 55 kandidatë, deputetë sepse ende as Kuvendi nuk është i themeluar të mendosh të mbash seancë dhe të imponosh në formë krejt diktat i jashtëzakonshëm në nivel të shtetit dhe të abuzosh me qytetarë dhe të abuzosh me qytetarët është diçka e jashtëzakonshme. PAN nuk është bllokues, ne kemi nevojë, mandatari ka nevojë për konsulta shtesë, ne do t’i themelojmë institucionet shumë shpejt dhe normalisht të gjithë ata të cilët po performojnë një jo kushtetutshmëri, po përformojnë një abuzim dhe po krijojnë veprime të paprecedentë, sepse po e them asnjë normë kushtetuese nuk e lejon një gjë të tillë, është keqpërdorim i institucionit, i foltores dhe keqpërdorim i prezencës së vjetërsisë të deputetit i cili kësaj radhe ka qëlluar të jetë i Vetëvendosjes. Pra, është një abuzim i drejtpërdrejtë i Vetëvendosjes”, tha ai.

Për më tepër Beqaj tha se ata nuk e kanë të drejtën kushtetuese për të themeluar Kuvendin pa prezencën e PAN-it.

Gjatë ditës së sotme është mbajtur seanca konstituive por e cila është ndërprerë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi që koalicioni PAN nuk kishte marrë pjesë në këtë seancë.

***

Fehmi Mujota nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë sot se koalicioni PAN të mërkurën do të shkojë në konsultime për të ofruar zgjidhje lidhur me situatën e krijuar për formimin e institucioneve të vendit.

Ai në një konferencë për media në selinë e PDK-së, ka thënë se lideri i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli do të jetë kandidat i PAN-it për kryetar të Kuvendit.

Ndërsa, Besim Beqaj, anëtar i Kryesisë së PDK-së, ka kritikuar kryesuesin e seancës konstituive të Kuvendit, Adem Mikullovci, duke thënë se nuk mund të mbajë seancë me 55 deputetë në sallë.

“Të mbash seancë me 55 deputetë dhe të imponosh këtë diktat të jashtëzakonshëm dhe të abuzosh me institucionet dhe qytetarët, është e jashtëzakonshme. Është keqpërdorim i foltores dhe prezencës së vjetërsisë së deputetit, i cili ka qëlluar nga radhët e Vetëvendosjes, i cili shkon më shumë për të sulmuar kundërshtarët politikë, se sa të bëjë një veprim të qartë”, ka thënë Beqaj.

Ai ka theksuar se ka nevojë për konsulta shtesë dhe se PAN do t’i themelojë institucionet shumë shpejt.

“Nuk ka krizë, sepse PAN së shpejti pas konsultave do ta formojë Kuvendin dhe do ta formojë edhe qeverinë”, është shprehur Beqaj.

Edhe ai ka bërë të ditur se do të shkojnë në takimin e thirrur për të mërkurën nga kryesuesi i Kuvendit Adem Mikullovci.

“Të mërkurën ne do të jemi pjesë e atij takimi”, ka thënë ai.

***

Besim Beqaj dhe Femi Mujota kanë bërë të ditura qëndrimet e PDK’së dhe koalicionit PAN  lidhur me seancën e sotme.

Ata kanë thënë se koalicioni i tyre nuk është bllokues. Akuzuan kryesuesin e seancës konstituive, Adem Mikullovci, se po abuzon me të drejtën e të qenit në këtë rol.

"PAN nuk është bllokues. Ne do ti themelojmë institucionet shumë shpejt. Në asnjë kusht, as në kushte normale me 55 deputetë seanca nuk mund të mbahet. Ata nuk kanë të drejtë të themelojnë institucionet pa PAN’in. Ne i kemi ftuar në takim konsultativ Është shumë e qartë forma e votimit të Kuvendit, duhet së pari të zgjedhet kryetari. Qytetarët po e shohin se kush janë bllokuesit dhe kush po shkakton krizë. Zoti Mikullovci po bën abuzime të mëdha sepse në seancë të tillë nuk lejohet debati”, ka thënë Besim Beqaj.

Fehmi Mujota ka thënë se kandidati i vetëm për kryetar Kuvendi nga koalicioni PAN është Kadri Veseli.

“PDK dhe PAN të mërkurën shkojnë në konsultime të vendosur në rrugën parimore, kushtetuese për të ofruar zgjidhjen e vetme, që është zgjidhja kushtetuese që do të thotë do ta prezantojë kandidatin për kryetar parlamenti. PAN kandidat të vetëm e ka kryetarin e PDK’së i cili ka edhe votën e qytetarëve. I ftojmë deputetët e Kuvendit, të gjithë ata që njohin kushtet themelore të Kushtetutës të reflektojnë dhe të jenë në seancë kur do të votohen organet e Kuvendit”, ka thënë Mujota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat