ORCA publikon emrat e profesorëve meritor të avancuar në UP

Aktuale

ORCA publikon emrat e profesorëve meritor të avancuar në UP

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 10:21
ORCA duke prezantuar emrat e profesoreve meritor te avancuar ne UP

(E plotësuar)- Organizata për rritjen e cilësisë në arsim ORCA sot para Bibliotekës Kombëtare ka organizuar një aksion ku ka bërë publik emrat e 23 asistentëve të cilët sipas drejtuesve të ORCA-s janë pranuar me meritë në UP.

Hulumtuesja në ORCA, Adea Kondirolli gjatë kësaj konference tha se sot ORCA ka paraqitur 12 rastet e fundit të profesorëve të rregullt të cilat kanë qenë meritorë me numrin e publikimeve shkencore e që në këtë rast është pesë.

Kondirolli: 12 emrat e profesorëve meritor në UP

“Sot ORCA paraqet 12 rastet e profesorëve të rregullt të cilët janë avancuar me meritë sa i përket punimeve shkencore që në këtë rast është 5. Këto raste kanë marrë rekomandim pozitiv nga analiza e ORCA-së  si dhe janë zgjedhur në titujt e rekomanduar nga Senati i UP-së“, tha ajo.

Kondirolli më tej tha se ORCA me këtë aktivitet përmbyllur aktivitetin e saj lidhur me avancimet nga konkursi i fundit  dhe përgëzon ata që kanë fituar nga thirrjet e reja në bazë të meritave sa i përket numrit të publikimeve shkencore.

Emrat e profesorëve meritorë në bazë të numrit të publikimeve  shkencore sipas ORCA-së janë: Visar Morina, Avdullah Hoti, Eda Vula, Blerim Kamberi, Fehmi Zeqiri, Vjollca Shatiçiu-Meka, Enver Hamiti, Ymer Mekaj, Fatbardh Gashi, Fatmir Faiku, Hasan Ahmeti dhe Shpend Elezi.

Ndërsa, Gramos Buçinca, zëvendës drejtor në ORCA tha se në fund të vitit ORCA do të publikoj hulumtimin e të gjitha CV-ve të të gjithë profesorëve të Universitetit të Prishtinës.

Ai paralajmëroise në të ardhmen do të merren edhe me universitetit tjera publike dhe private.

Buçinca: Publikimi i fundit do të jetë hulumtimi i të gjitha C-ve të profesorëve të UP-së

“Publikimet e radhës kanë me qenë, hulumtimi i krejt CV-jave të krejt profesorëve edhe atyre që janë dhe atyre që kanë qenë në Universitetin e Prishtinës, besoj kah fundi i vitit...Në të ardhmen ORCA do të merret me të gjitha universitetet publike po edhe me kolegjet private edhe për të gjitha çështjet e tjera jo veç arsimit të lartë në Kosovë por edhe arsimi i niveleve tjera të mesme të ulëta”, tha ai.

ORCA deri tani ka bërë një sërë reagimesh publike lidhur me profesorët e avancuar në konkursin e fundit të Universitetit të Prishtinës si deponimi i ankesave në Inspektoratin e Arsimit në MASHT, dhe disa vlerësime pozitive si kjo e fundit. 

***

ORCA ka prezantuar emrat e 12 profesorëve meritor sa i përket numrit të publikimeve shkencore.

Sipas hulumtueses, Adea Kondirolli, këta profesorë kanë marrë rekomandime pozitive nga analizat s ORCA-së.

Sipas saj me këtë rast ORCA ka përmbyllur aktivitetin e saj lidhur me avancimet e konkursit të fundit dhe i përgëzon ata që kanë fituar thirrjet e reja në bazë të meritave sa i takon numrit të publikimeve.

Emrat e profesorëve meritor sipas ORCA-së janë: Avdullah Hoti, Visar Morina, Eda Vula, Blerim Kamberi, Fehmi Zeqiri, Enver Hamiti, Fatbardh Gashi etj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat