"Blick": Granata te “Bota sot” erdhi me postë, ja sa të vdekur do kishte nëse do të shpërthente

Aktuale

"Blick": Granata te “Bota sot” erdhi me postë, ja sa të vdekur do kishte nëse do të shpërthente

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 16 gusht 2017 Në ora: 10:33
Pas 14 vitesh kërkime, përmes rastësisë Jeton L. u arrestua nga policia zvicerane

Do kishte katër të vdekur dhe tetë të plagosur. Por paketa me bombë nuk shpërtheu, shkruan fillimisht e përditshmja më e klikuar zvicerane “Blick”.

Është 27 shtator 2002. Një paketë 2.7 kilogram e rëndë i dërgohet me postë redaksisë së gazetës shqiptare “Bota sot”. Konkretisht i është adresuar Xhevdet Mazrekajt. “E besueshme,” shkruante në të. Dërguesi është një kultivues vere nga Adlisëil ZH, shkruan më tej autori Myrte Müller.

Image
Ai akuzohet nga Prokuroria për “vrasje të shumëfishtë të mbetur në tentativë”

Por në brendësi të bombës kishte granatë ruse që gjatë hapjes duhet të shpërthente. Në ato momente në afërsi ndodheshin 12 persona.

Image
Dërgesa e paketës ishte paraqitur si e “besueshme”

Grupi hetimor rastësisht bie në gjurmët e tij

Mbi 14 vjet rasti mbeti në errësirë. Atentatori mbeti i panjohur. Rastësia erdhi në ndihmë gjatë një përleshje në 2016, në një lokal kërcimi në Zürich-Oerlikon. Aty u morrën gjurmët e ADN të Jeton L. (41), që menjëherë solli ngjashmërinë me gjurmët gjenetike të granatës.

Image
Një pjesë sesi dukej paketimi.

Në 31 janar 2017 ai arrestohet dhe qëndron shumë muaj në burgun e Bernit dhe më pas në atë të aeroportit të Cyrihut. Sot ai do dalë përpara Gjykatës Federale në Bellinzona TI dhe pret për nisjen e procedurës penale.

Image
Granata ruse.

Granata e dorës erdhi nga Maqedonia

Prokuroria ka rikonstruktuar ngjarjen nga fillimi deri në fund. Jeton L. kishte  marrë si dhuratë granatën “Typs FI” gjatë një përfshirje shumë mujore në luftën e UÇK në Maqedoni. Kjo është treguar në aktakuzë. Më pas e kishte sjellë në Zvicër me veturë nga kufiri i Chiasso, duke e vendosur në vitrinën e dhomës ndenjëse.

Image
Kështu ishte vendosur granata ruse në paketë.

Në sallën gjyqësore janë edhe aktpaditësit privatë, mes tyre edhe i adresuari i bombës vdekjeprurëse, Xhevdet Mazrekaj. Si do përfundonte jeta e tij, këtë e dijë gazetari. Por sqarimin ai do e bëjë përpara seancës./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat