Kusari-Lila: Kosova rrezikon të humbë edhe 75 milionë euro

Aktuale

Kusari-Lila: Kosova rrezikon të humbë edhe 75 milionë euro

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 12:28
Mimoza Kusari Lila

(E plotësuar) - Mimoza Kusari-Lila nga koalicioni LAA, ka akuzuar koalicionin fitues të zgjedhjeve të 11 qershorit PAN, se ka thyer të gjitha premtimet për zhvillimin ekonomik të vendit, ndërsa ka shprehur shqetësimin për humbjet ekonomike si pasojë e mos formimit të institucioneve të Kosovës.

Ajo gjatë diskutimit në tryezën e organizuar nga koalicioni LAA, ka thënë se Kosova ka humbur 15 milionë euro nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) për shkak të mos konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë.

“Kosova rrezikon të humbasë edhe 75 milionë euro të fondit IPA, të cilat si parakusht kryesor e kanë marrëveshjen me FMN-në”, ka thënë Kusari-Lila.

Sipas saj, lajm tjetër i keq që vjen si pasojë e mos konstituimit të Kuvendit është edhe pamundësia e rishikimit të buxhetit.

“Kjo krizë e shkaktuar sot nga PAN, po i troket dhe do të vazhdojë t’i trokasë secilit qytetar të Kosovës në derë”, u shpreh Kusari-Lila.

Kusari-Lila: Mosformimi i institucioneve rrezikon 100 milionë euro dhe krizë të re financiare

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila ka folur për efektet negative në ekonominë vendore të moskonstituimit të institucioneve të reja.

Ajo ka thënë se Kosova rrezikon të humbë 100 milionë euro dhe se pamundësia e rishikimit të buxhetit rrezikon një tjetër krizë financiare.

Kusari-Lila ka thënë se egoja e dy personave ka bllokuar shtetin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat