Sejdiu: Seanca konstitutive, pjesë e pazareve për zgjedhjet lokale

Aktuale

Sejdiu: Seanca konstitutive, pjesë e pazareve për zgjedhjet lokale

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 15:46
Dardan Sejdiu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka reaguar ndaj caktimit të 24 gushtit për vazhdimin e seancës konstituive, duke thënë se ky është një pretekst i koalicionit PAN për ta ripërtërirë krizën, duke shantazhuar Kuvendin me votim të Kadri Veselit për kryetar, ose me braktisje të serishme të seancës.

Në takimin e sotëm konsultativ të partive politike, në të cilën nuk mori pjesë Lëvizja Vetëvendosje, u pranua propozimi i PAN-it që më 24 gusht të mbahet vazhdimi i seancës konstituive për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Por, deputeti Sejdiu konsideron se 24 gushti nuk është zgjidhje, por vetëm zvarritje e mëtutjeshme. Ai thotë se insistimi i përfaqësuesve të PAN për datën 24 gusht ndërlidhet me afatin e fundit për dorëzim të listave të kandidatëve për kryetarë dhe anëtarë kuvendesh komunale, që skadon më 22 gusht.

Sipas tij, është e qartë që PAN synon mbajtjen peng të jetës institucionale derisa të përmbyllen pazaret e kandidaturave dhe përkrahjeve elektorale të nivelit lokal.

Postimi i plotë:

Koalicioni PAN është duke e bllokuar Kuvendin. Kjo është tashmë e qartë për publikun dhe nuk ka nevojë për interpretime të tjera qofshin ato dhe nga Gjykata Kushtetuese. Sot, koalicioni i udhëhequr nga PDK kërkoi që vazhdimi i seancës themeluese të mbahet më 24 gusht. Kësisoj, e shtyu edhe për një javë kërkesën e vet të mëparshme – që seanca e radhës të mbahej këtë të enjte ose të premte, me 17-18 gusht. Në konsultën e sotme, përfaqësuesit e koalicionit PAN sërish kërkuan që deputetët e Kuvendit ta votojnë kandidatin e tyre, Kadri Veselin. Kësisoj dëshmuan se nuk e kanë shumicën dhe e lanë të hapur mundësinë që sërish ta braktisin seancën nëse Veseli nuk votohet. Përveç Listës Serbe, partner kryesor i koalicionit PAN, sot u shpërfaq edhe roli i dëmshëm i disa përfaqësuesve të komuniteteve të tjera të cilët u pajtuan me taktikën e zvarritjes së mëtutjeshme në themelim të institucioneve qeverisëse. Lëvi zja VETËVENDOSJE! mbetet e brengosur për pozicionimin e tillë të deputetëve minoritarë të cilët kësisoj e rënduan tutje pozitën e ndjeshme të komuniteteve të tyre në këtë periudhë të krizës politike dhe shantazhit institucional. Lëvizja VETËVENDOSJE! i kupton takimet e sotme ndër-partiake si taktizim të palëve në prag të fushatës për zgjedhjet lokale në Kosovë. Insistimi i përfaqësuesve të PAN për datën 24 gusht ndërlidhet me afatin e fundit për dorëzim të listave të kandidatëve për kryetarë dhe anëtarë kuvendesh komunale, e që skadon më 22 gusht. Tashmë është e qartë që PAN synon mbajtjen peng të jetës institucionale derisa të përmbyllen pazaret e kandidaturave dhe përkrahjeve elektorale të nivelit lokal. Ndihmesë kryesore në këtë qëllim të ulët e ka Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese nga viti 2014. Lëvizja VETËVENDOSJE! rithekson se ky Aktgjykim përbën njërin nga vendimet më të dëmshme politike në histor inë e pasluftës në Kosovë. Ai ishte dizajnuar si agresion i drejtpërdrejtë mbi sistemin e brishtë demokratik dhe synon monopolizimin e pushtetit qeveritar në vend nga një grup i vetëm politik, i përfaqësuar sot nga koalicioni PAN. Lëvizja VETËVENDOSJE! konsideron se 24 gushti nuk është zgjidhje, por vetëm zvarritje e mëtutjeshme. Seanca e caktuar është pretekst i koalicionit PAN për ta ripërtërirë krizën, duke shantazhuar Kuvendin me votim të Veselit ose me braktisje të serishme të seancës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat