Britania mbështet kërkesën e SHBA-së dhe Kosovës për përfundimin e misionit të UNMIK-ut

Aktuale

Britania mbështet kërkesën e SHBA-së dhe Kosovës për përfundimin e misionit të UNMIK-ut

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 19:25
Ambasadori i Britanisë së Madhe pranë Kombeve të Bashkuara, Matthew Rycroft

Ambasadori i Britanisë së Madhe pranë Kombeve të Bashkuara, Matthew Rycroft, ka mbështetur kërkesën e SHBA-së dhe Kosovës që misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK, gradualisht t’i japë fund punës së tij, duke thënë se buxheti i rritur i UNMIK-ut nuk i përgjigjet gjendjes në terren.

Ai, gjatë diskutimit në seancën e rregullt të KS të OKB-së për raportin e gjendjes tremujore në Kosovë, tha se nuk ka nevojë për raporte tremujore në New York, pasi që dialogu politik zhvillohet në Bruksel.

Reduktimin e angazhimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë e kanë mbështetur edhe përfaqësuesit e Francës dhe Japonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat