Përfundon mbledhja e LDK-së, gati zyrtarizmi i kandidaturave

Aktuale

Përfundon mbledhja e LDK-së, gati zyrtarizmi i kandidaturave

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 20:15
Ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën si pikë diskutimi ka qenë vendosja e emrave të kandidatëve për kryetar komunash.

Prishtina dhe Prizreni ishin pikërisht dy komunat për të cilat janë diskutuar emrat e mundshëm për përfaqësim të LDK-së në këto zgjedhje.

“Kandidati për Prishtinë dhe Prizren nuk është vendosur as sonte”, ka thënë një burim  brenda mbledhjes së LDK-së.

LDK ka zgjedhur që në shumë komuna tashmë t’i ripërtërijë emrat kandidues të atyre që ishin edhe në zgjedhjet e kaluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat