Dy ish-zyrtarë të PDK-së aderojnë në Vetëvendosje

Aktuale

Dy ish-zyrtarë të PDK-së aderojnë në Vetëvendosje

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 21:19
Aderimet në Vetëvendosje

Lëvizjes Vetëvendosje në Klinë, sot i janë bashkuar edhe tre emra të rinj.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një kumtese për media, ka njoftuar se kanë aderuar dy ish - zyrtarë të PDK-së, Xhevxhet Berisha ish-anëtar i kryesisë së degës në Klinë dhe drejtor i shkollës së mesme profesionale “Fehmi Agani”, Hysni Raci, ish-sekretar i nëndegës së qytetit të Klinës dhe ish zv.drejtor i shkollës fillore “Ismet Raci” në Klinë.

Po ashtu, iu bashkua edhe kardiologu Blerim Berisha i cili aktualisht punon si internist kardiolog në Gjermani.

Anëtarëve të rinj, mirëseardhje iu uroi Kryetari i Lëvizjes, Visar Ymeri dhe kryetarja e qendrës së Vetëvendosje-s në Klinë, deputetja Shqipe Pantina bashkë me anëtarët tjerë të kryesisë.

“Ymeri u foli për synimet e Lëvizjes, për të ndryshuar qeverisjen në vend dhe përgatitjet që po bëjmë për të shënuar fitore edhe me të madhe në zgjedhjet lokale. Ndërkaq, të aderuarit thanë se janë bashkuar në Lëvizje duke pare se është e vetmja alternative e cila garanton ndryshimet e domosdoshme në vend, jo vetëm në arsim e shëndetësi, por edhe sferat e tjera të jetës duke ndikuar përmes shtyllave programore të Alternarivës Qeverisëse”, thuhet në kumtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat