Mustafa: Qeveria nuk bëhet me Radoiçiqat e Veselinoviqat, Kosova ka nevojë për qeveri me shumicë shqiptare

Aktuale

Mustafa: Qeveria nuk bëhet me Radoiçiqat e Veselinoviqat, Kosova ka nevojë për qeveri me shumicë shqiptare

Nga: Bota sot Më: 18 gusht 2017 Në ora: 17:40
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk bëhet me me Radoiçiqat e Veselinoviqat, as me kumari me ta dhe me krimin, por që Kosova ka nevojë për qeveri me shumicë shqiptare, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se LDK-ja do të bashkëpunojë dhe do të bashkëqeverisë me ata që nuk diktohen nga krimi dhe Lista Serbe për ta qeverisur vendin.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar miq, 
Nuk bëhet Qeveria e Kosovës me Radoiçiqat e Veselinoviqat, as me kumari me ta dhe me krimin. 
Kosovës i nevojitet një qeveri me shumicë shqiptare, e cila respekton plotësisht të drejtat e popullatës joshumicë. 
LDK nuk do të bashkëpunojë me ata që nuk zgjedhin mjete për të ardhur në Qeveri, por do të bashkëpunojë dhe do të bashkëqeverisë vetëm me ata të cilët nuk diktohet nga krimi dhe nga Lista Serbe për të qeverisur Kosovën. IM./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat